Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me USAID-Empower, në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare” zhvilluar në Prishtinë më 25 dhe 26 nëntor 2017, bashkoi qindra biznese nga Diaspora, Kosova, Shqipëria dhe viset shqiptare.
Takimet më 26 nëntor, B2B (Business-to-Business) mes drejtuesve të korporatave vendore dhe atyre të diasporës, të mundësuara në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare” rezultuan me nënshkrimin e shtatë kontratave mbi 1.1 M € dhe 36 kontrata të tjera janë në përfundim e sipër. Padyshim ky ishte forumi ma i sukseshëm që është mbajtur ndonjëherë.
I urojmë organizatorëve SUKSESE të mëtejshme në nisma të tilla të vlefshme dhe të çmuara për atdheun dhe mbarë shqiptarët!
Burimi:Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare / Përshtati për ALVA: M. P