Fuat bej Dibra (Dibër, 26 shkurt 1886 – Prizren, 22 shkurt 1944) ishte veprimtar i çështjes kombëtare ushtarak, ministër i Brendshëm, 19 nëntor 1920 – 1 korrik 1921, dhe pjesëtar i Këshillit të Regjencës pas shtatorit 1943.

Leu në shehër të Dibrës në një familje pasunarësh të mëdhenj, i biri i Ismail pashë Saraçit. Familja banonte në Stamboll në një shtëpi të madhe druri e cila më vonë u dogj, por Fuati e shpenzoi shpejt pasurinë e tij sidomos me rastin e Konferencës së Paqes në Versajë të Parisit, duke ndihmuar delegacionet shqiptare, e më pas shoqëritë e ndryshme që u formuan në mërgim. Shërbente për lidhnitë e delegacionit të ardhur nga qeveria e Kongresit të Durrësit. Bashkë me Sulejman bej Delvinën ishin përfaqësuesit e kolonisë shqiptare të Stambollit.

Kaloi shumë kohë në Zvicër nëpër senatoriume për shkak të tuberkulozit prej të cilit vuante. Në Stamboll udhëhoqi një shoqatë tregtare, pasi humbi pasurinë. Pasi mbaroi kursin e oficerёve nё Tiranё, shёrbeu nё Ushtrinё Shqiptare. Ka marrë pjesë aktive në jetën nacionale të popullit shqiptar dhe pas aneksimit të Shqipërisë së re, ai u kthye në atdhe.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shёrbeu si oficer e më pas kolonel nё shumё rajone tё vendit. Ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Kruja, ku do jepte dorëheqjen me 12 janar 1942 i zëvendësuar nga Kostandin Kotte. Qe ndër themeluesit e Ballit Kombëtar.

Foto:Këshilli Regjencës 1943

Ndihmoi Jup Kazazin në Luftën e Reçit në gusht të 1943. ndёrsa në fillim të vitit 1944, u caktua komandant i Regjimentit IV të Sektorit Kosova me seli në Prishtinë. Me kёtё detyrё mori pjesё nё luftimet për mbrojtjen e trojeve etnike nga formacionet çetnike e partizane serbe e bullgare. U ekzekutua nё Prizren, mё 9 tetor 1946.

Burimi:wikipedia / Përshtati për ALVA – V. D.