Hapen aplikimet për “Smile Albania” 2019 gjatë gjithë sezonit turistik në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike. Pas suksesit të vitit të kaluar sërish do të angazhohen 500 të rinj për të promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare dhe edukimit mjedisor. “Smile Albania” do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik dhe në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike, duke synuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik evropian.
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit synon rritjen e forcës së ligjit dhe edukimit mjedisor, duke synuar që ta shndërrojmë Shqipërinë në një destinacion turistik evropian. Për këtë edukimi mjedisor duhet të jetë i përfshirë në kurrikulat shkollore si një komponent shumë i rëndësishëm për një mjedis të mbrojtur nga të gjithë qytetarët.
Projekti “Smile Albania” është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, ku Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e fokuson në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tonë.
Projekti quhet “Smile Albania” sepse duam që turistëve kudo që shkelin në vendin tonë, t’u ofrojmë një nga karakteristikat që nuk e kemi ndryshuar që është buzëqeshja e mikpritjes shqiptare dhe çdonjëri nga ne mund të jetë një mikpritës i mirë, një qytetar i nderuar dhe i respektuar që do natyrën, Shqipërinë.
Aplikimet:
1. Pranë 12 AdZM-ve
2. Në adresën e emailit: smile.albania@akzm.gov.al;
3. Në faqen web: www.akzm.gov.al
Dokumentat:
1. CV me fotografi
2. Kartë Identiteti (ID)
3. Diplomë e Shkollës së Lartë, ose Vërtetim, që ndiqni studimet e larta
4. Letër Motivimi (Kërkesë)
Burimi: AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura