“Heroinat e Popullit“ Persefoni Kokëdhima & Bule Naipi

0
27

“Heroinat e Popullit“ Persefoni Kokëdhima & Bule Naipi kanë marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare u varën nga forcat naziste më 17 korrik 1944.

Poeti mjeshtri i polifonisë Lefter Çipa i ka dedikuar vargjet: ... Shqiponjat e lirisë, Luaneshat e Shqipërisë. …

Bule Naipi (1924-1944) lindi në Gjirokastër, ishte anëtare e PKSH. Mori pjesë në demostrata antifashiste; punoi për përhapjen e ideve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në popull e veçanërisht në radhët e të rejave e grave të Gjirokastrës, Libohovës e Konispolit. Ishte një ndër organizatoret e grevës së bukës në Gjirokastër (1943). U kap në befasi nga forcat naziste dhe u torturua në burgun e Gjirokastrës ku dhe u var më 17 korrik 1944.

Persefoni Kokëdhima (1924-1944), lindi në Qeparo të Himarës. U aktivizua në grupet e rinisë komuniste dhe në fillim të vitit 1944 ishte pjesë e radhëve në  Brigadën VI S. Mori pjesë në luftimet gjatë mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944. U zbulua dhe u arrestua e sëmurë rëndë në fshatin e lindjes. U torturua në burgun e Gjirokastrës dhe u var nga nazistët gjermanë më 17 korrik 1944.

Mirënjohje ndaj kontributit të çdo gruaje shqiptare që është përfshirë në mënyra të ndryshme gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një pjesë e tyre dhuruan jetën e tyre që sot Shqipëria të gëzojë lirinë.

Artikulli paraprakMjeshtri Gazmend Leka: “Ngjyra e kuqe në flamurin shqiptar është … ”
Artikulli tjetërMirë se vjen dhjetor!