Intelektualja Marie Çoba përmes revistës “Grueja Shqyptare”, mundësoi që gratë të shprehnin mendimet mbi të drejtat e tyre në vitin 1920

0
40

Marie Çoba (Shkodër, 1875 – 1954) ka qenë e para intelektuale shqiptare që u përpoq për çështjen e ngritjes së grave të klasës së lartë. Themeloi në vitin 1920 organizatën “Grueja Shqyptare”, dhe botoi për një kohë të shkurtër një revistë me të njëjtin emër që mbulonte çështjet e grave.

Nga nëntori 1920 e deri në korrik të vitit 1921, doli në shtyp revista “Grueja Shqyptare”, si mjeti i parë ku gratë mund të shprehnin mendimet mbi të drejtat dhe detyrat e tyre. Në faqet e saj kishte shkrime që trajtonin problemet shqetësuese të gruas shqiptare, duke paraqitur dhe rrugët e daljes nga kjo gjendje.

Në revistë botoheshin artikuj në lidhje me çështjet e grave, për të drejtat dhe detyrat e grave në shoqërinë shqiptare, promovimin e arsimit të vajzave dhe për të inkurajuar njerëzit të hiqnin dorë nga traditat e vjetra dhe të dëmshme. Për herë të parë në historinë shqiptare, mendimet e grave për të drejtat e tyre, arsimin dhe kulturën kishin fituar një forum publik; për herë të parë mund të dëgjoheshin mendimet e tyre mbi një vetëdije të re morale dhe një kuptim të ri të gruas moderne shqiptare.

Burimi: Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër & Albert Vataj

Artikulli paraprakFeminist hold the line!
Artikulli tjetërUnë një këngë trimërie të fal, grua shqiptare