“Isha pesë vjeç, kur e njoha për herë të parë t’im atë, në Banderma, kur u fal prej burgut, por qe akoma i dënuar në mërgim. Im atë fliste mirë, qe elokuent, i pëlqente bisedimi. Në mërgim, edhe më tepër akoma në Stamboll, me miqtë që vinin ta vizitonin, im atë, subjektin e preferuar të kuvendimit e gjente në të rrëfyer të ngjarjeve të pasluftës ruso-turke, të kujtimeve të Lidhjes e shpresat për të pritnim. Kështu që ca nga ca, në mënyrë inkoshiente, mëmëdheu mori për mua formën e një perëndie dhe kulti i tij mori për mua vendin e një besimi fetar.”

Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Burimi:Mid’hat Frashëri