Konkursi “Shqipëria ime” nga Ministria Arsimit & Sportit me rastin e Festave të Nëntorit

0
1590

Konkursi “Shqipëria ime” nga Ministria Arsimit dhe Sportit organizohet me rastin e Festave të Nëntorit me punimet e nxënësve të klasave 6-9, klasa 10-12 për konkursin e pikturës “Shqipëria Ime”!

Kuratorët e konkursit nuk e kanë pasur aspak të lehtë të zgjedhin përmes mijëra vizatimeve dhe pikturave të bukurive të vendit tonë, figurave historike shqiptare apo edhe simboleve kombëtare të realizuara me aq shumë mjeshtëri nga duart e vogla të artistëve të shkollave nga e gjithë Shqipëria.
Fituesi apo fituesja 1/e këtij konkursi digjital do të përzgjidhet nga pëlqimet (Likes) e marra në faqen e Facebook të Ministres së Arsimit deri më datë 25 nëntor!
Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!
Shkruan në faqen e Facebook Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=355652279693127&id=100057450729783

Piktura nga Erik Dibra, klasa 5, shkolla “Servete Maҫi”.