GWL Voices ka luajtur një rol të rëndësishëm në Samitin për të Ardhmen, duke mbrojtur në mënyrë aktive që të drejtat e grave të jenë një temë ndërsektoriale në Paktin e së Ardhmes, dhe për të siguruar gjithëpërfshirje dhe barazi në të gjitha iniciativat globale. Pjesëmarrja e tyre në Samitin për të Ardhmen synonte promovimin e grave dhe vajzave që të vendosen në qendër të Deklaratës për Gjeneratat e Ardhshme dhe Paktit Dixhital, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të grave dhe adresimin e diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore. Organizata thekson se përfaqësimi i plotë i grave në sistemin ndërkombëtar është jetik për adresimin e sfidave bashkëkohore.
Arritjet Kryesore të GWL Voices në Samitin për të Ardhmen:
- Përfshirja e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në të gjithë Paktin e së Ardhmes.
- Rritja e përmendjeve të qarta për gratë dhe vajzat në dokumente ndërkombëtare.
- Ndërgjegjësimi për mungesën e një gruaje si Sekretare e Përgjithshme e OKB-së.
Organizata mbështet një reformë ambicioze të Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave (CSW) për ta bërë sistemin e OKB-së më efektiv në adresimin e sfidave globale. GWL Voices e sheh këtë si një mundësi për të ngritur Statusin e Grave, për të përmirësuar llogaridhënien e saj dhe për të zbatuar më mirë marrëveshjet ndërkombëtare të barazisë gjinore si CEDAW.
GWL Voices është e përkushtuar të mo
nitorojë zbatimin e veprimeve të përshkruara në Pakt, duke siguruar që të drejtat e grave dhe barazia gjinore të mbeten në krye të axhendës së reformave të OKB-së. Ata do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe qeveritë për të promovuar këto objektiva, duke përfshirë zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së së parë femër.
Fuqizimi i grave mbetet sfidë sikurse edhe emancipimi i tyre. Ndërgjegjësimi se duke bashkëpunuar së bashku do mund të kontribuojmë që Pakti i së Ardhmes të implementohet më lehtë në përmirësimin e standarteve të jetës dhe të një perspektive më të mirë në shërbim të shoqërisë dhe komuniteteve që të mund të sjellin ndryshimin e përmirësimit të standartit të jetës.