Në vitin 1878 Maestro Giovani Canale një italian nga Napoli, krijoi “Bandën e parë muzikore” në 1878, në periudhën e sundimit otoman. Krijimi i kësaj bande shënon edhe fillimin e një “revolucioni” artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, pasi janë hapat e para kur kulturalisht Shqipëria e pushtuar po tentonte të ndryshonte gjeopolitikën kulturore, për ti’u bashkuar vendeve të përparuara perëndimore nga ku kanë lindur dhe janë zhvilluar këto instrumenta. Krijimi i kësaj bande ka jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeopolitike.

Burimi: Krijimi i bandës së parë muzikore në Shkodër viti 1878 – nga Qamil Gjyrezi, B. Tërnova /Përshtati për ALVA:M. P.

Artikulli paraprakFilmi “Toka Jonë” – Fotografi
Artikulli tjetër“Shqipëria” – “Letër Dashurie nga William Finden viti 1843