Kemi parë, s’kemi parë,
lule në mesarë,
kur Sofra e horizontit shtrohet
mbi gërshetat e Nëntë Maleve –
pallëlarë? Të heshtur me ne,
kuvendojnë me qiellin
e puthen me re! Ata rrinë aty,
shekujt vijnë e shkojnë,
ansambël ylberesh Dibrën vetullojnë.
Këmbët e mermerta i freskojnë në Dri,
sygacë vigjilojnë mbi të bukurën,
Shqipëri.Rrjedh Radika – rrjedh
brigjeve buçet
me fulqinjtë e vetë.Të ngushta këto male
për bëmat dibrane!Sa herë trandet dheu nga bajlozë të mërzitur,
qerpikët dibranë gdhijnë barut përzhitur.
Lidhen sup me sup kësulëbardhët krushq,
Drinin e përmallshëm e ziejnë valë-e-kuq.
lule në mesarë,
kur Sofra e horizontit shtrohet
mbi gërshetat e Nëntë Maleve –
pallëlarë? Të heshtur me ne,
kuvendojnë me qiellin
e puthen me re! Ata rrinë aty,
shekujt vijnë e shkojnë,
ansambël ylberesh Dibrën vetullojnë.
Këmbët e mermerta i freskojnë në Dri,
sygacë vigjilojnë mbi të bukurën,
Shqipëri.Rrjedh Radika – rrjedh
brigjeve buçet
me fulqinjtë e vetë.Të ngushta këto male
për bëmat dibrane!Sa herë trandet dheu nga bajlozë të mërzitur,
qerpikët dibranë gdhijnë barut përzhitur.
Lidhen sup me sup kësulëbardhët krushq,
Drinin e përmallshëm e ziejnë valë-e-kuq.

Në gjurë e bozhur
të pasprapsur kurrë.
Të përlindur mendarë,
gulmeve të pandarë,
në lumnajë lirie,
lulnajë Shqipërie…Bardhësi kuvendesh,
bregëzim maja-maja,
djegagur për hardallët që i zu belaja,
përvesur për sypamësin 2764,
për atë lulenusen që bulëzon me hatër!
Në maje të Korabit rrënjëzuar në gurë,
herë na duket nuse, fërgëllimë – flamur.Vesa e saj veson
tri palë sy ziliqarë,
shqiptarë,
roje,
kufitarë,
të ndarë.Lule që luris
mes hartën e Shqipërisë.Mall i pavajtuar, oja-oja në mur,
përudhje ylberesh që s’u kthyen më kurrë,
presin nusemirat
nusërisht – besëplotë,
varur pret mauzeri
larë e tharë me lot.Gurrë e florinjtë
matanë, përmatanë,
për ata që vanë, për ata që ranë,
për ata që këmbët dhe mendja
kurrë nuk u patën pushim
për Shqipërinë.Baladë e zëshmuar
mbi hartën e paarnuar. Dibër – vallerënda
dallgore përbrenda.
Hojmë – lulemollë
këngë e situr hollë! E djeshmja ka mall, kur njëthelborët takohen!
Datueshëm dëgjojmë zëra të para 2000 vjetëve,
për fronet e Nëntë Maleve,
ku rrinë Perënditë
e na zgjojnë me dritë! Nektar malesh me burime
Shqipëria – zemra ime!
Burimi: Ilir SHAQIRI