Më 16 nëntor 1990, Hafiz Sabri Koçi pas 23 viteve mbajti ceremonin e parë të faljes në Xhaminë e Plumbit

0
40

🇦🇱36 vjet nga ceremonia e parë myslimane pas ndalimit të fesë, kur 55 mijë besimtarë sfiduan frikën dhe Hafiz Sabri Koçi i dha Zotit lavdi me zë të lartë: “Dëgjues të nderuar! Vëllezër dhe motra, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, mbi të gjitha shqiptarë! Sot kemi gëzimin më të madh pas 23 vjetësh dëgjojmë kënaqësinë më të madhe të zemrës dhe të shpirtit tonë. Ju hapën portat zemrave, që të njohin, të dashurojnë, të respektojnë të afërmit e tyre. cili është më afër te njeriu se sa ai te vetvetja? Është Zoti. Lavdi i qoftë të madhit Zot që e ruajti dashurinë e vet në zemrat tona!🇦🇱🙏

Turma njerëzish nga qyteti dhe fshatrat i afroheshin Xhamisë së Plumbit në Shkodër atë të premte, të 16 nëntorit 1990 dhe zinin vend ku të mundnin. Sheshi para saj u mbush, njerëzit hipën mbi çati, mbi mure, mbi tarraca, mbi bordurat e vetë xhamisë. Ishin rreth 55 mijë vetë. Pas ceremonive të  4 dhe 11 nëntorit 1990 të besimtarëve katolikë, më 16 nëntor 1990 u mbajt po në Shkodër ceremonia e parë e faljes në Xhaminë e Plumbit. U drejtua nga Hafiz Sabri Koçi, që, ashtu si dom Simon Jubani që drejtoi meshën e parë katolike, kishte dalë nga terri i burgjeve komuniste.

🙏Në një intervistë të dhënë për një gazetë arabe, Hafiz Sabri Koçi, përshkruante emocionet e asaj dite, që e quante më të bukurën e jetës së tij.
🇦🇱“Gëzimi më i madh imi ka qenë më 16 nëntor 1990, sikur linda përsëri. Kur shkova te xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi (plot) me njerëz. Vargu i tyre zgjatej deri në kala. Altoparlantët rreth e përreth. S’mund të bëje asnjë hap. Të gjithë filluan tekbiret. Brohorisnin. Masa gjithnjë e më tepër merrte flakë.

Nga ajo ditë, faltoret nisën të hapeshin anembanë Shqipërisë dhe njerëzit nisën të adhuronin haptas Zotin. Besimtarët kishin marrë zemër. Besimi i tyre nuk do rinte më  i strukur vetëm aty.
#alvaalbanianvaluesvleratshqiptare #datahistorike #hafizsabrikoci #nentor #xhamiaplumbit

Artikulli paraprakLulekuqja – poeti Asdreni