Datë 17 tetor 2019 organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare pjesë e komunitetit global World Values Day në “Ditën Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” vlerëson “Ermira Pirdeni CEO “ASAG” për modelin frymëzues të gruas lidere si pjesë e shoqërisë civile prej shumë vitesh njëkohësisht edhe si themeluese e shoqatës “ASAG” me organizimin e shumë aktiviteteve të frytshme sociale në ndihmesë dhe në shërbim të moshimit aktiv. Denjësisht unike në punën e saj për ndërgjegjësimin e rritjes së mirëqenies dhe vlerës që ka brezi i moshës së tretë në Shqipëri.”