Në shekuj kanë ecur ngarkuar në kurriz milingonat
Asnjëherë nuk kanë patur nevojë për qindra rrugë
Nuk kanë përdorur çadër dielli a shiu në kohëra
Veç kokrrën e grurit e kanë mbajtur në shpinë

Asnjëherë nuk lakmuan të merrnin në duar mikrofonë
Në asnjë opinion televizorësh nuk janë ulur në kolltuk
Nuk janë në kafet pa fund as në parcelat me drogë
Ani pse askush nuk kujtohet për milingonën e urtë.

E ashtu mbetën në kohëra, edhe kur betoni prek qiellin
Me misonin më fisnik të botës, të një hamalleje gruri
në folezën e saj ka pak fare, pak rreze dieli
janë larg, gjëmimet e një kohe që djeg si kërcuri

I shohim çdo ditë në zilinë e syrit të verbuar
Në atë betejë ku s’ka kamera, topa dhe gazeta
Ato ecin ngadalë në karvanin e pambaruar
Ecin mes sfidës më të bukur që të jep jeta.

Përshtati për ALVA: V. D.