Më 17 qershor 1984, në fshatin Brar të Tiranës, u zbulua një varr i vitit 1201, që flet për Principatën e Arbërit. Në të janë skalitur 5 kryqe dhe 5 harqe, shenjë e 5 pjesëtareve të familjes të sundimtarit arbëror. Mbi të ndodhet edhe mbishkrimi: “Kujtoje o Zot shërbëtorin tënd Mihal Zeguri, me bashkëshorten dhe nipërit”. Siç dihet Principata e Arbërit u formua në vitin 1190 dhe ishte i pari shtetfeudal shqiptar që është dokumentuar dhe ekzistoi deri nga fundi i shekullit XIII.

KISHA E SHËN MËRISË E BRRARIT, SHEKULLI XI DHE RENDESIA E SAJ
Rrënojat e kishës së Shën Mërisë të Brarit ndodhen mbi fshatin Brar të rrethit të Tiranës, mbi një shkëmb në bregun e djathtë të lumit të Tiranës, aty ku ai del nga shkalla e Tujanit.
Nga punimet e rastit të vitit 1982 doli në dritë një mur që i mbështetej kodrës me drejtim lindje-perëndim, me fragmente pikture murale dhe pjesërisht pllaka ballore e një varri pranë tij që ruan mbishkrime me rëndësi historike të shkruara në gjuhët bizantine e latine, që mbajnë datën 1201.

Mbishkrimi bizantin në pjesën e sipërme të pllakës së varrit:

MNH20HTIK(YPI)ETONAOYAON2OYMIXAHA2EBA2TONTON2rOY PONAMA2 YMBIQ IK AITEKN/OI2/AM/HN

MvT}(TfrrfTi K (vQi)e tôv ôoô&ov oo-ü MixarjA, aeßaaxov rôv 2yo0çov âi|x,a ovji6u~)i xai tê/xv/oia, ‘A[xf)V.

Përkthimi : Kujto o zot shërbëtorin tënd sevastin Mihail Sguron, me bashkë-shorten e tij dhe fëmijët.
———-
Mbishkrimi latinisht në pjesën e poshtme të varrit. OR(E)SUAETCUMFILI(I)SSUIS
MEMENTOD(OMI)NEFAMULOTUOMICHAELSEVASTOSGVRUCUMUX

memento d(omi)ne famulo tuo Michael Sevasto Sguru cum ux/or(e) sua et cum fili(i)s sui s

Përkthimi: Kujto o zot shërbëtorin tënd sevastin Mikael Sguron me bashkëshor-ten e tij dhe fëmijët e tij.

Nga mbishkrimi i varrit njihemi me një familje mesjetare shqiptare, Sgura, me një mbiemër të cilin e takojmë në pjesë të ndryshme të Shqipërisë nga lumi i Matit në veri, në Berat, deri në Ohër, Greqi por edhe si emër vendi. Me interes është të shënojmë se prapa grykës së Tujanit, në shpinë të malit të Dajtit, një lagje e fshatit Mënez quhet Sgurë. Po këtu kemi një lagje të tillë në fshatin Shën Gjin të krahinës së Shëngjergjit, po në malësi të Tiranës. Një fakt i tillë dëshmon se familja Sgura e varrosur në kishën e Shën Mërisë së Brarit vjen nga krahina e Malësisë së Tiranës, e njohur në mesjetë me emrin Kunavi (Hunavi).

Mbishkrimi merr rëndësi të veçantë për faktin se Mihal Sguro është bartës i titullit Sevast, që i jepej të parëve të popullsisë vendëse në perandorinë bizantine. Në këtë rast kemi të dëshmuar mënyrën e organizimit të popullsisë vendëse dhe të varësisë së saj nga pushteti qendror-bizantin. Një organizim të tillë në formën e autonomisë lokale brenda strukturave administrative bizantine e takojmë që në gjysmën e parë të shek. IX në Taktikonin e Uspenskit i cili datohet në vitet 842-3 dhe që pasqyron dhe organizimin e Themës së Dyrrahut. 
Mbishkrimi i Brarit është një dëshmi e rëndësishme e vijueshmërisë së këtij organizimi deri në fund të mesjetës së hershme, sigurisht në format përkatëse të kohës dhe dëshmi e njohjes së tij nga ana e pushtetit qendror.
Seria skeletore nga Brari është e para e kësaj natvre që lidhet me fillimet e mesjetës së mesme dhe shërben për nxjerrjen e një profili antropologjik të popullsisë shqiptare të hershme të kësaj zone. Në këto varre u gjetën 45 skelete, shumica e të cilave u përkisnin subjekteve të rritur dhe lidhen me populisme lokale të fshatit në mesjetën paraturke. Me zbulimin e materialit skeletor të Brarit krijohen mundësi për ta ndjekur këtë dukuri në një nënpopullatë të mbyllur lokale, ku edhe ndikimet e pritshme janë në rrafshin minimal.

Burimi: Aleksandër Meksi / Damian Komata / Aleksandër Dhima Albanian Archaeology/ Micky Haxhiislami‎Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history / Fatjon Gashi