Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore, në perëndim të gadishullit të Ballkanit, midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38′ dhe 42 gradë e 39′ të gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16′ të gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 340 km nga jugu në veri dhe 148 km nga lindja në perëndim.
- Sipërfaqja e përgjithshme – 28.748 kilometra katrorë.
- Popullsia – rreth 3 milion banorë.
- Kryeqyteti – Tirana.
Shqipëria kufizohet në:
- V – Veri me Malin e Zi
- VL – Veri-lindje me Kosovën
- L – Lindje me Maqedoninë
- J- Jug me Greqinë
- P – Kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik
- JP – Jugperëndim në Detin Jon.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km.
- 657 km – kufi tokësor
- 316 km – kufi detar
- 48 km – kufi lumor
- 73 km – kufi liqenor.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Nga pikpamja gjeo-fizike Shqipëria ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):
- Krahina malore veriore
Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit.
- Krahina malore qendrore
Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme.
- Krahina malore jugore
Krahina Malore Jugore (70 % e sipërfaqes së Shqipërisëështë malore) arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug.
- Ultësira perëndimore
Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë (30%) me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri në 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.
RELIEVI
Trevat shqiptare ndodhen në gjerësitë mesatare të hemisferës verirore. Shtrihen në Europën Juglindore dhe janë pjesë e Ballkanit perëndimor. Në perëndim lagen nga detet Adriatik dhe Jon, ndërsa në lindje shtrihen drejt pjesës kontinentale ballkanike. Kanë një pozitë të favorshme gjeografike pasi gjenden në kryqësimin e rrugëve që lidhin mesdheun perëndimor me ballkanin lindor dhe azinë e vogël.
Në Shqipëri dominojnë forma të shumëllojëshme të relievit me kombinime të bukura brenda sipërfaqesh të vogla të relieveve malore me ato kodrinore, të relieveve luginore me ato fushore etj., të cilat krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe interesante natyrore për syrin e turistit siç janë: cirqet akullnajore, grykat e thella lumore, shpellat karstike, ujëvara etj.
Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal.
Relievi i trevave shqiptare, që është kryesisht kodrinoro-malor, tepër i larmishëm, me kontraste të mëdha dhe shumë i copëuar, ndikon në shumë dukuri të klimës, të hidrografisë, të tokave dhe të bimësisë. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë.
Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore.
Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore.
Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.
MALET
Malet kanë tipare morfologjike të ndryshme. Kreshtat e tyre janë herë të ashpra e herë të buta. Forma e tyre varet nga përbërja shkëmbore dhe veprimi i faktorëve të jashtëm. Kreshta të ashpra ndeshen kryesisht tek shkëmbinjtë gëlqerorë, por edhe në ato magmatikë të modeluar nga erozioni lumor i akujve të kuaternarit.
Korabi është një nga malet më të larta të Evropës juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Masivi i tij shkëmbor është një masiv shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerorë të Paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuar rëndë prej gipsi të Triasikut Permian. Korabi është gjithashtu mikpritës i shume shoqatave të ndryshme alpiniste, synimi i të cilave është pushtimi i majës më të lartë të vendit, 2723 m mbi nivelin e detit.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona. Alpet përbëhen kryesisht nga gëlqerorët, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me këtë ndërtim gjeologjik lidhen pasuritë minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Ato përbëjnë grumbullin malor më të fuqishëm, më të lartë, më të ashpër dhe më të copëtuar të vendit me një lartësi mesatare 1,500 m mbi nivelin e detit.
Foto: Alpet Shqiptare
Mali i Tomorit është një mal i lartë në Shqipërinë jugore në afërsi të qyteteve të Beratit dhe Poliçanit. Maja më e lartë e tij, quka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2,401 metra. Tomori gjithashtu ka një histori të pasur mitologjike duke qenë vend strehimi i shumë figurave të ndryshme të mitologjisë shqiptare nga ku ka marrë dhe emrin “Olimpi i Shqipërisë”. Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbulon një sipërfaqe prej 4,000 hektarësh. Në park bredhin lirshëm shumë kafshë endemike, duke i dhënë vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme dhe unike.
FUSHAT
Fushat zënë kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik dhe lumenjve kryesore të vendit si Vjosa, Devolli, Osumi, Shkumbini, Erzeni, Mati e Drini, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë të rëndësishme komunikimi. Fushat më të larta gjenden në pellgun e Korçës, mbi 800 m mbi nivelin e detit ndërsa fusha më e madhe është fusha e Myzeqesë e shtrirë në anën perëndimore, që është dhe fusha më e madhe e Ballkanit perëndimor.
Bota Bimore
Në Evropë trevat shqiptare radhiten në vendet me llojshmëri bimore më të madhe, që lidhet me ndryshimet e klimës, të tokave, të relievit etj. Në rajonet perëndimore dhe bregdetare mbizotërojnë llojet mesdhetare të bimësisë (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse në brendësi të tyre, bimët e Evropës Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zezë etj.). Gjithashtu janë të shumta bimët endemike, pra bimët që rriten vetëm në trevat shqiptare.
Vetëm në Republikën e Shqipërisë rriten rreth 30 të tilla. Për shkak të mbizotërimit të relievit kryesisht kodrinoro-malor, që kushtëzon ndryshime të dukshme të klimës dhe të faktorëve të tjerë, bimësia është e shkallëzuar në drejtim vertikal në katër breza:
- Brezi i shkurreve
- Brezi pyjeve mesdhetare
- Brezi i ahishteve dhe i halorëve
- Brezi i kullotave alpine
Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m Lartësi) gjendet në trevat perëndimore dhe jug perëndimorë. Pjesën e poshtme të tij e zenë shkurret me gjelbërim të përhershëm (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Së bashku me këto shkurre rriten edhe disa drurë të lartë, si: selvia, valanidhi, pisha e butë dhe e egër etj. që në disa raste, formojnë pyje të vogla. Pjesën e sipërme të brezit të shkurreve mesdhetare e zenë shkurret që i rrëzojnë gjethet gjatë stinës së dimrit, si: shkoza e bardhë dhe e zezë etj.
Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri në rreth 1000 m lartësi. Ka përhapje më të madhe se brezat e tjerë bimore, sidomos në brendësi të trevave shqiptare. Bimët më karakteristike të këtij brezi bimor janë: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, gështenja etj.
Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri në rreth 1600 – 1800 m lartësi. Ahishtet, duke kërkuar më shumë lagështi, janë më të përhapura në malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe në shpatet përballë veriut dhe lindjes. Në shumë zona ahishtet janë të përziera me haloret (bimë që e kanë gjethen në formën e gjilpërës), si: pisha, bredhi etj. Në këtë brez ndodhen pyjet më të dendura, që përbëjnë fondin kryesor të lëndës së drurit.
Bota Shtazore
Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumëllojshmëria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copëtuar dhe pasuria ujërave të brendshme dhe bregdetare kanë krijuar kushte për zhvillimin e një bote shtazore të pasur dhe të larmishme, tokësore dhe ujore.
Bota shtazore tokësore përbëhet nga gjitarë të llojeve të ndryshme, si: urithi, që gjendet në zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i natës, që jeton në koloni të mëdha në shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, çakalli, shqarthi, në brezin e dushkut dhe të ahut zardafi dhe kunadhja, në zonat pyjore të larta; ariu i murmë, në pyjet e dendura të dushkut, ahut dhe pishës; macja e egër, në pyjet e larta etj. Mjaft të përhapur janë gjitarët barngrënës,si derri i egër ne brezin e dushkut dhe të ahut; lepuri i egër, në zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Më rrallë gjendet kaprolli në brezin e shkurreve, në dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e egër në brezin e kullotave alpine të disa maleve të larta.
Të shumëllojshëm janë shpendët shtegtarë dhe të përhershëm. Ndërmjet tyre ka edhe shpendë të rrallë me vlera të veçanta, si: pelikani kaçurrel, në lagunën e Divjakës, kurse në lartësitë e maleve gjendet shqiponja.
Në ujërat bregdetare gjenden lloje të ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse në ujërat e brendshme, trofta, korani dhe belushka në (liqenin e Ohrit), që dallohen për mishin e shijshëm, dhe shumë peshq të tjerë, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitarë, Si: delfini (në ujërat detare) dhe vidra.
HIDROGRAFIA
Uji është një pasuri natyrore me vlera të mëdha kombëtare. Ai ka përdorim të madh në bujqësi, në industri dhe për furnizimin e qendrave të banuara. Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore.Shqipëria është shumë e pasur më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, që formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veri- perëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar. Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë.
VIJA BREGDETARE
Vija bregdetare është rreth 450 km, me dalje të gjerë në detet Adriatik dhe Jon ku ndërthuren forma të ndryshme plazhesh ranore dhe shkëmbore, me mundësi shfytëzimi turistik. Vija bregdetare e Shqipërisë luan rol shumë të rëndësishëm si porta lidhëse midis pjesëve të ndryshme të Evropës Jugore me atë Juglindore.
POZITA GJEOGRAFIKE
Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit Jon, kushtet klimaterike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kanë kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore.
DETET
Deti Adriatik shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 850 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1590 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini).
Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj.
Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare.
Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora dhe Shëngjini).
Deti Jon shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut (5121 m), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit deri në gjirin e Artës. Ai është i gjatë rreth 270 km dhe ka tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor.
Në këtë bregdet plazhet janë të rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë të tjerë të tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Në grykëderdhjen elumit të Kalamasit (Çamëri) dhe të lumit të Pavlës (Shqipëri) brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.
LIQENET
Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike, nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin e qendrave të banuara me ujë.
Shqipëria është e pasur me liqene, ajo ka 247 liqene natyrore dhe mbi 800 artificiale. Sipas gjenezës, liqenet natyrore ndahen në liqene tektonike, tektoniko-karstikë, akullnajore, karstike dhe bregdetare.
Liqeni i Ohrit Është liqeni më i thellë në të gjithë gadishullin e Ballkanit (me thellësi mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Ndodhet në lartësin 695 metra mbi nivelin e detit. Ndahet midis Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike. Dallohet për gjallesa endemike, për tejdukshmëri të madhe të ujrave dhe për specie të veçanta ujore (KORANI).
Liqeni i Shkodrës i njohur në lashtësi si Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të “marsheve” në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin.
Prespa ose Liqeni i Prespës, është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evrope që u takon tre shteteve Maqedonisë Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi. Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
LUMENJTË
Shqipëria përshkohet nga një rrjet i dendur lumenjsh, të cilët në rrjedhjet e sipërme kanë karakter malor me rrjedhje të shpejtë dhe forcë të madhe erozive, kurse në rrjedhjet e poshtme kanë karakter fushor. Lumenjtë rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe përfundojnë në 2 dete: në Adriatik dhe në Jon.
Lumenjtë që derdhen në Adriatik: Lumi Drin Lumi Seman Lumi Shkumbin Lumi Vjosa Lumi Buna.
Lumenjtë që derdhen në detin Jon: Lumi Kalasa Lumi Kalamas Lumi Pavllo Lumi Bistrica.
Drini (285 km) është lumi më i madh shqiptar dhe në gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit të Zi me Drinin e Bardhë. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit në qytetin e Strugës dhe derdhet në liqenin artificial të Fierzës. Drini i Bardhë buron nga malet e Zhlebit (Kosovë), përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës. Lumi i Drinit, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentrale të mëdha. Ai derdhet në lumin e Bunës. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m3/sek Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky lumë është pjesërisht i lundrueshëm.
Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzës dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.
Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky lumë është pjesërisht i lundrueshëm. Mati Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzës dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.
ISHUJT
Shqipëria si vend bregdetar ka një numër të vogël ishujsh, shumica e tyre janë të vegjël dhe nuk kalojnë 1 km2 sipërfaqe, përveç ishullit të Sazanit dhe atij të Kunes. Ishujt e Shqipërisë ndodhen në Detin Adriatik, Detin Jon, si dhe në disa liqene brenda vendit. Disa nga ta janë të përshtatshëm për turizëm sepse kanë një bukuri që është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut, por asnjë nga ishujt nuk është i banuar.
Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 5,7 km2 dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera.
Shpellat nënujore
Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Ishulli i Kunes
Ishulli i dytë më i madh i Shqipërisë. Gjendet në deltën e Drinit, afër qytetit të Lezhës dhe ka një sipërfaqe prej 1.4 km2. Ishulli është 1.5 km larg bregut dhe strehon në gjirin e tij rreth 70 lloje zogjsh, 22 lloje zvarranikësh, 6 lloje amfibësh dhe 23 lloje gjitarësh. Në afërsi të tij gjenden plazhet e Tales dhe Kunes.
KLIMA
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.
- Ndriçimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.
- Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
- Klima e trevave shqiptare është e larmishme, e pa qëndrueshme dhe shpesh dallohet për vlera të skajshme me temperatura dhe rreshje. Kanë klimë mesatare mesdhetare. Kjo klimë takohet me pjesën perëndimore të ketyre trevave që dallohet për verë të nxehtë dhe të thate dhe dimër të butë dhe të lagësht.
- Ne brendësi drejt lindjes shfaqet klima kontinentale me dimër të ashpër dhe verë të nxehtë.
- Klima malore karakterizohet nga lartësitë e maleve me verë të freskët dhe dimër të ashpër me rreshje bore.
- Trevat shqiptare dallohen për praninë e mikroklimave.
Dominimi i klimës tipike mesdhetare në brigjet detare dhe me ndikim kontinental drejt lindjes dhe veriut mundëson zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit pothuaj në të gjitha sesionet e vitit.
Burimi: Arder Dragjoshi, Keisi Mecaj / Përgatiti për ALVA – V. D.