Fushata #SDG16Now e Rrjetit TAP luajti një rol kyç gjatë Samitit për të Ardhmen në shtator 2024. Fushata, fokusohej në promovimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse. Ajo synonte të mobilizonte mbështetjen dhe veprimin drejt arritjes së Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 16 (SDG16+).
Gjatë samitit, Fushata #SDG16Now ofroi platforma për aktorë të ndryshëm që të avokojnë për angazhime të rinovuara, burime të shtuara dhe hapësirë të zgjeruar të shoqërisë civile për të avancuar SDG16Now. Fushata theksoi tema të tilla si paqja, drejtësia, sundimi i ligjit, përfshirja, hapësira qytetare, të drejtat e njeriut, institucionet, llogaridhënia dhe financimi.
Duke bashkuar partnerët dhe kampionët kryesorë për SDG16, fushata u përpoq të katalizojë veprime ambicioze në të gjitha nivelet për të ndërtuar një botë më paqësore, më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Te fushata e SDG16Now përfshihet avokimi, komunikimi dhe mobilizimi për të ndikuar në normat, politikat dhe praktikat me partnerët duke punuar së bashku në nivel lokal dhe ndërkombëtar përmes një vizioni të përbashkët dhe aktiviteteve të koordinuara. Përparimi i vërtetë për zbatimin global të SDG16+ nis përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e Fushatës dhe duke e bërë pjesë e Fushatës #SDG16Now.
Organizata ALVA në mbështetje të fushatës SDG16Now gjatë Samitit për të ardhmen u përfshi përmes përfshirjes së anëtarëve të saj dhe me posterin dhe sloganin përkates unik kushtuar Samitit për të Ardhmen. Në qendër është ndërgjegjësimi për të drejtat e njeriut, sidomos ndërgjegjësimi për të drejtat gruas e cila ndonëse ndjehet e shtypur në nje botë me mendësi patriarkale duhet të ndergjegjesohet se ajo meriton të jetojë jetën e saj në paqe, drejtësi, liri dhe se ajo meriton të trajtohet me respekt dhe dinjitet. Ky është vetëm një hap mes disa mijëra milionave të tjerë në botë, por secili nga ne mundet të bëjë shumë gjëra të mira për të rritur ndërgjegjësimin në sensibilizimin e rolit që këto të drejta janë thelbësore për të rritur mirëqenien tonë. Kudo dhe gjithmonë ka mundësi përmirësimi për hapat e proceseve të ndërmarra para Samitit dhe pas Samitit ti jepet rëndësia edhe më e madhe që asgjë të mos mbetet në letër po të ndërmerren veprime konkrete që të gjitha gratë të jetojnë jetën e tyre me dinjitet në një botë e cila mundet të përmirësohet. Ne të gjithë mund të kontribuojmë për një shoqëri dhe një jetë më të mirë duke krijuar hapësira përmirësimi për mirëqenien e grave kudo në botë.