Jeta është ..!
Jeta është KËMBËNGULJA jote
drejt qëllimit tënd!
Por,
Kjo nuk do t`i duket mirë secilit.
Këtu nuk ka dyshim.
Por, ti mos e prit këtë!
Bëre ate që ti të duket e drejtë
dhe harroji duartrokitjet.

Ka njerëz, të cilëve nuk ju vjen mirë,
kur tregon se çka ndjen,
dhe si mendon,
si dhe kur vepron në kuadër të kësaj.
Edhe shpinën do ta kthejnë.
Por edhe kjo është në rregull.
Kjo është rrjedhja e natyrshme e gjërave.

Jeta është..!?
Po, padyshim, ajo është:
Ardhje dhe Shkuarje.
Çka nuk përshtatet mes veti,
afatgjatë,
patjetër një ditë të rrëzohet vetëvetiu!!

Në qetësi shiqo përpara.
Mos lejo,
të ta shtrembërojnë rrugën,
të të dekurajojnë.
Për këtë ti nuk ke kohë!

Vazhdo me guxim drejt qëllimit tënd,
dhe dije se,
gjithçka që është e përcaktuar për ty,
ajo edhe do të gjejë ty.
Beso në këtë !
Kjo është e vetmja mundësi
për ta jetuar veten tënde,
në origjinal,
dhe si pjesë unike
E lumturisë së vërtetë.

Burimi: Libri “Kush je Ti?” Sheki Useini