Thuhet dhe është vërtetuar se i vetmi shpend që guxon të sulmojë një shqiponjë është sorra. Ajo kapet në shpinë të shqiponjës dhe e kafshon në qafë me qëllim që ta vrasë. Mirëpo shqiponja nuk reagon, nuk e lufton sorrën e as që harxhon kohë dhe energji t’i kundërpërgjigjet asaj, ajo thjeshtë hap krahët dhe fillon të ngrihet lart e më lart në qiell. Sa më i lartë të jetë fluturimi, aq më e vështirë është frymëmarrja e sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit.
Miq të dashur!
Ndaloni të humbni kohën me sorra. Merrni ato në lartësitë tuaja dhe ata do të zhduken. Kur doni të hiqni qafe “sorrat”, ngrini nivelin e synimeve sepse kjo është mënyra e vetme për të çliruar veten nga rrëmujat e panevojshme dhe të parëndësishme!

Burimi:Sadi Kumanova

Artikulli paraprak“Shkolla Shqipe – Iliria” platforma e parë arsimore pa pagesë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë
Artikulli tjetër“The value of our lives during difficult times & Women Values Heroes of COVID-19” – International Conference 22 October 17:00-18:30