Në këto kohë të vështira pandemie që po mbizotëron botën, vjen një lajm i mirë nga bashkëkombasit tanë, krijimi i platformës së parë arsimore pa pagesë për shqiptarët kudo ato ndodhen nëpër botë. Themeluesi i saj  quhet Faton Limani. Shkolla quhet “Shkolla Shqipe – Iliria”.

I urojmë themeluesit dhe secilit mbështetës të kësaj platforme përgëzimet tona dhe suksese të mëtejshme në nisma të tilla të domosdoshme për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen. Kontributi i diasporës shqiptare gjithnjë ka qenë një gur i rëndësishëm themeli në zhvillimin dhe edukimin e shqiptarëve.

Platforma e tij është mbështetur nga një staf i kualifikuar, për më shumë informacion detajues ju mund ta gjeni tek linku http://shkollashqipe.org.

Të nderuar bashkëkombas kudo qe jeni,

Kemi nderin t’iu njoftojmë për fillimin e platformës së parë arsimore pa pagesë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ne botë, Shkollën Shqipe – Iliria http://shkollashqipe.org.
Shkolla Shqipe – Iliria fokusohet në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, gjuhëve të huaja dhe diturive dhe aftësive të fjalës së fundit nga fusha e lidershipit, menaxhmentit dhe ndërmarrësisë. Kjo do t’i ndihmojë shqiptarët në trojet e tyre etnike dhe në mërgatë që të ruajnë gjuhën e tyre, identitetin kombëtarë, kulturën dhe prejardhjen, ndërsa profesionistëve të motivuar do t’i ndihmojë në permirësimin e aftësive dhe ndjekjen e mundësive në sektorë të ndryshëm.

Shkolla Shqipe – Iliria ofron programet e mëposhtme:

Shkollën Fillore – http://shkollashqipe.org/shkolla-fillore
Qendrën për Gjuhë të Huaja – http://shkollashqipe.org/qendra-per-gjuhe-te-huaja
Institutin për Lidership dhe Menaxhment – http://shkollashqipe.org/instituti-per-lidership-dhe-menaxhment
Qendrën për Ndërmarrësi dhe Inovacion – http://shkollashqipe.org/qendra-per-ndermarresi-dhe-inovacion
Shkolla Fillore në kuadër të Shkollës Shqipe – Iliria e bazon kurrikulën e saj në kurrikulën për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë të zhvilluar nga qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.

Programi për Gjuhë të Huaja në kuadër të Shkollës Shqipe – Iliria ofron mundësi për studentët të mësojnë një gjuhë te re, përgatiten për studime jashtë vendit dhe të rrisin aftësitë e tyre konkuruese në tregjet e punës dhe biznesit.

Programet për lidership, menaxhment dhe ndërmarrësi janë të dizajnuara të sjellin sëbashku dituri të fokusuara në pervojën praktike dhe të bazuara në aftësi që studentët mund t’i përdorin gjatë kohës që ata përgatiten për sfidat dhe mundësitë prezente në tregjet e sotme konkuruese. Programet përfshijnë modele/korniza të lidershipit dhe modele të tjera të zhvilluara dhe ligjeruara në disa nga institucionet akademike kryesuese në botë siç janë Harvard, MIT dhe universitete të tjera.

Përfituesit e programeve të ofruara nga Shkolla Shqipe – Iliria janë:

Shkolla Fillore – Të rinjtë dhe të rejat shqiptare të moshës 6 deri në 16 vjeç të cilët nuk kanë qasje në shkolla shqipe.
Qendra për Gjuhë të Huaja – Shqiptarët e moshës 6 vjeç dhe më lart.
Instituti për Lidership dhe Menaxhment – Shqiptarët e moshës 16 vjeç dhe më lart.
Qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion – Shqiptarët e moshës 16 vjeç dhe më lart.
Aplikimi/Regjistrimi është i hapur për këto programe:

Shkolla Fillore – Tre nivelet. 20 nxënës për nivel. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë)
Qendra për Gjuhë të Huaja – Kursi i Gjuhës Angleze. 30 studentë. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë)
Instituti për Lidership dhe Menaxhment – Kursi i Lidershipit. 30 studentë. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë)
Qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion – Punëtori për Ndërmarrësi dhe Inovacion; Plani i Biznesit; Kontabilitet dhe Financa; Prezantim të Idesë tuaj të Biznesit; Shitje dhe Marketing dhe Financimi i Idesë tuaj të Biznesit. 50 studentë për çdo punëtori. (Kohëzgjatja – Dy orë për çdo punëtori)
Idetë për biznes – 5 aplikantë. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë)
Data e fillimit të programeve: Do të njoftoheni me kohë.

Çertifikatat e kompletimit lëshohen pas përfundimit të programeve.

Ju lutem aplikoni/regjistrohuni në këtë link: http://shkollashqipe.org/apliko

Afati i fundit i aplikimit është 15 Gusht 2020.

Të gjitha programet janë pa pagesë por donacionet e çfarëdo shume janë të mirëseardhura dhe do të ndihmojnë shkollën tonë të vazhdojë të ofrojë këto programe pa pagesë.

Shkolla Shqipe – Iliria është organizatë e pavarur dhe jo-fitimprurëse.
Dhurimi/ Donacioni juaj nuk është i taksueshëm (i nënshtrohet zbritjes se taksës) sipas Seksionit 501 (c) (3) të Kodit të Taksave IRS.

Dhuro: http://shkollashqipe.org/dhuro

Dëshironi të mësoni më shumë për Shkollën Shqipe – Iliria dhe programet të cilat i ofron? Ju lutem regjistrohuni për takimin online me Presidentin/Themeluesin e Shkollës Shqipe – Iliria Z. Faton Limani në linkun: https://forms.gle/upJvVrmUXgywiH5v9. Takimi do të mbahet të Dielën, 9 Gusht, 2020 në orën 9 am EST/3 pm CET në Zoom. Linku për takimin në zoom do t’iu dërgohet në e-mail-in që e keni vendosur në formën e regjistrimit.

Për më shumë informacion për Shkollën Shqipe – Iliria ju lutem vizitoni webfaqen tonë: http://shkollashqipe.org

Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/shkollashqipeiliria

Na ndiqni në LinkedIn: https://linkedin.com/company/albschoolillyria

Ju mirëpresim!