🇦🇱 Kalaja e Gjirokastrës është një nga kështjellat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Ballkan, e vendosur mbi një kodër me pamje nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës dhe lugina e Drinos.
🇦🇱 Në formën e një anije të madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Kalaja është e ndërtuar e gjitha në gur gjatë viteve ‘300.
🇦🇱 Në kala sapo hyni mund të shikoni galerinë e topave të cilët janë mbledhur ndër vite gjatë luftrave të ndryshme. Brenda mureve të kalasë ndodhen “Muzeu i Armëve“, “Muzeu i Gjirokastrës“, hapësira të ish-burgut politik dhe një avion ushtarak i ekspozuar që prej vitit 1969.
🇦🇱 Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë, bërthama e parë e vendbanimit dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar.
🇦🇱 Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak.

🇦🇱 Detaji më interesant i kalasë mbetet gjithashtu skena në të cilën që prej viteve 1978 është zhvilluar Festivali Folklorik Kombëtar.
🇦🇱 Gjirokastra veçanërisht kalaja e saj është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, falë vlerave historike dhe arkitektonike.


#alvaalbanianvaluesvleratshqiptare # kalaja #kalajagjirokastres #gjirokastra #kala
Burimi Përshtatje nga ALVA: Drtk Gjirokaster, Agjencia Kombëtare e Turizmit.

