Parashqevi Qiriazi ishte e vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit

0
26
🇦🇱Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festohet çdo vit më 22 nëntor, në përkujtim të përfundimit të Kongresit të Manastirit në vitin 1908.
🇦🇱Në Shqipëri është shpallur festë zyrtare në vitin 2023.
🇦🇱Kongresi i Manastirit u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908 në Manastir sot Bitola, Maqedonia e Veriut, në shtëpinë e Fehim Zavalanit sot Muzeu i Alfabetit.
🇦🇱 Alfabeti shqip është një variant i alfabetit latin i përdorur për të shkruar gjuhën shqipe. Ai u miratua në formën e tij të sotme në Kongresi i Manastirit, në vitin 1908. Përbëhet nga 36 shkronja, nga të cilat 7 janë zanore dhe 29 janë bashkëtingëllore.
🇦🇱Në këtë kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme të shqiptarëve, si dhe 18 vëzhgues. Delegatët përfaqësonin klube patriotike dhe intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare-  Gjergj Fishta -Kryetar i Komisionit; Mithat Frashëri -Kryetar i Kongresit; Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi – nënkryetarë. Ndër delegatët e tjerë të shquar ishin Ndre Mjeda, Sotir Peci, Parashqevi Qiriazi gruaja e vetme pjesëmarrëse, Fehim Zavalani etj. Në fjalimin e hapjes, u theksua rëndësia e krijimit të një alfabeti unik për të unifikuar gjuhën shqipe dhe për të ndihmuar në përhapjen e arsimit kombëtar.
🌟🇦🇱Parashqevi Qiriazi (2 qershor 1880-1970) ishte “Mësuese e Popullit“, magjistre e edukimit, pedagoge, intelektuale e shquar, veprimtare e arsimimit të femrës shqiptare, pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit, autore e abetares së parë shqipe sipas alfabetit të Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër shqiptare autore e një projekti arsimor.
🌟🇦🇱Parashqevi Qiriazi ishte e vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit (1908), ku mbështeti dhe ndihmoi në përhapjen e alfabetit të njësuar.
🇦🇱Me botimin në vitin 1909 të “Abetares për shkollat e para” dhe me themelimin e shoqërisë “Ylli i Mëngjesit”, ajo ndikoi në zhvillimin e arsimit dhe në përparimin arsimor e shoqëror të grave shqiptare.
🇦🇱Për kontributin e saj të çmuar në arsimin shqip dhe në veprimtarinë kombëtare,🌟 Parashqevi Qiriazi është vlerësuar me titujt “Mësuese e Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.
#alvaalbanianvaluesvleratshqiptare #kongresimanastirit #parashqeviqiriazi #ditaalfabetit #alphabet
Artikulli paraprakKalaja e Gjirokastrës është një nga kështjellat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Ballkan
Artikulli tjetërShkëmbi i Rajës