Xhamadani shqiptar i Simon Marash Dedvukaj tek “Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit 2001”- Beqir Sina

0
155
SHBA/Nju Jork: Xhamadani shqiptar që i përket Simon Marash Dedvukaj në Muzeumin Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit 2001 shkruan gazetari i njohur Beqir Sina Nju Jork.
Jeleku (Xhamadani) ka një ngjyrë të kuqe të rrezatueshme me detaje të qëndisura, në të zezë që simboliziojnë dy ngjyrat e flamurit Shqiptar. Ai është dhuratë nga familja e Simon Marash Dedvukaj – Nik M. dhe Lisabeta Dedvukaj.
NEW YORK CITY: “Megjithë pikëllimin tonë të përbashkët pas 11 Shtatorit, shpresa, qëndrueshmëria dhe uniteti na ngritën si komb. Njëzet vjet më vonë, këto mësime janë më të rëndësishme se kurrë,” shkruhet në një shkrim në hyrje të Memorialit dhe Muzeut të 11 Shtatorit.
Sot, Memoriali dhe Muzeu i 11 Shtatorit qëndron si një fener shërimi dhe rinovimi – një mishërim fizik i dhembshurisë që i treguam njëri -tjetrit, vendosmërisë që i treguam botës dhe se si, përballë humbjes së paimagjinueshme, u ngritëm si një.
Gjatë këtij viti të përvjetorit të 20-të, thotë Memoriali dhe Muzeu i 11 Shtatorit, ne do të ndajmë historinë dhe mësimet e nxjerra me një brez të ri, do t’i mësojmë ata për pasojat e vazhdueshme të sulmeve të 11 Shtatorit dhe do të frymëzojmë botën me kujtime për forcën, forcën dhe qëndrueshmërinë tonë.“
“Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit 2001”
Rreth dy miliard dollar do të kushtonte Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit – “National September 11 Memorial & Museum”, i ngritur në vendin aty ku 20 vjet më parë, ishin dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë
Kuratorët e muzeumit dhe bordi i artitekëve, i këtij muzeu, e përfunduan atë në vitin 2011, në 10 vjetorin e tragjedisë më të madhe të historisë moderne, që të sjellin nëpërmjet sendeve të dhuruara e të gjetura, emocione të mëdha, lotë, mos harresë, dhe prekjen e thellë në zemër të çdo vizitori.
Dokumentare dhe grafika do të tregojnë pas vite e vitesh se sulmet e 2001-shit janë të organizuar nga terroristët dhe organizata Al Qaida. Për këtë do të flasin provat në dokumentaret që shfaqen në muzeumin: “Muzeumi Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit” – “National September 11 Memorial & Museum”, ku janë gjetur dhe janë vendosur në stenda edhe mbeturinat e avionëve që u përplasën në WTC , e mbi Pentagon si dhe rrëzimit të avionit në Pensilvani.
Presidenti i muzeumit, Joseph Daniels ka thënë: “Se jemi të befasuar nga vullneti i familjeve të viktimave, të cilët na kanë dhuruar vullnetarisht të gjitha sendet, prej kartave të indentitetit, këpucët, unazat me vlerë, byzylykët, portofolët me dokumenta ose me të holla, mbetje rrobash, letra të shkruara para vdekjes, kompjutera, telefona celular, radio, makinat e parkuara rreth godinave, kukulla dhe fotografi të personave të humbur Simon Marash Dedvukaj.
Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. 26-vjeçari Dedvukaj punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. Tashmë në Nju Jork, është ngritur fondacioni “Simon M. Dedvukaj” , ku qëllimi i këtij fondacioni është në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.
I lindur në Bronx, Simon Dedvukaj ishte i idhëtar për trashëgiminë e tij shqiptare që në moshë të re. Atij i pëlqente të dëgjonte histori familjare të Shqipërisë dhe atje takoi gruan e tij, Elizabeta. Ata u vendosën në rrethinat “Lake Mohegan”, në Nju Jork, dhe do të festonin përvjetorin e tyre të parë në Tetor 2001, një muaj para se ai dhe afro tre mijë njerëz të pafajshëm, u ndanë nga kjo jetë njëzet vjet më parë, 11 Shtator 2001.
Simon Marash Dedvukaj ishte një drejtues i mirëmbajtjes në kompaninë “ABM Industries”, ai ishte në punë lart në Kullën e Veriut më 11 Shtator.
Xhamadani shqiptar që i përket Simon Marash Dedvukaj (Numri i Anëtarësimit: C.2011.1362.17) ndodhet në pavionin e veshjeve të dhuruara nga anëtarët e familjeve të viktimave në Muzeumin Kombëtar i Kujtimit të Viktimave të 11 Shtatorit – në “Ground Zero” pjesa e poshtme e qytetit të Nju Jorkut.
Jeleku (Xhamadani), Shqiptar, ka një ngjyrë të kuqe të rrezatueshme me detaje të qëndisura, në të zezë që simbolizojnë dy ngjyrat e flamurit shqiptar. Ai është dhuratë nga familja e Simon Marash Dedvukaj – Nik M. dhe Lisabeta Dedvukaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu