18 October 2018 World Values Day and World Values Day in Albania

0
477
Alva.Foto /World Values DAY1GRATITUDE Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

TEMA: Mirënjohja

Shteti: Albania – Shqipëria, trojet shqiptare, kudo ku jetojnë shqiptarët

Organizata: Qendra “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare”

Eventi: 18 Tetor 2018

Periudha e shtrirjes së aktiviteteve: 18 Shtator 2018 – 18 Shtator 2019

Kategoritë dhe temat përkatëse

  1. Vlerat – “Mirënjohja – Vlerat e Mirënjohjes”
  2. Tirana – Kryeqyteti i Shqipërisë, vendlindja, atdheu etj. – “Mirënjohja – Vlerat e Tiranës – kryeqyteti i Shqipërisë”, “Mirënjohje qytetit të Lindjes si Shkodra, Vlora, Prishtina, Gjakova, etj.
  3. Familja – Anëtarët e familjes, motra, babai, motra, vëllai, etj. – “Mirënjohja – Vlerave të Familjes Shqiptare
  4. Tema “Mirënjohje – Vlerave të Gruas Shqiptare”, “Mirënjohja – Roli i grave në shoqërinë shqiptare”
  5. Zhvillimi Personal “Mirënjohja – Vlerat e zhvillimit personal”
  6. Diaspora – “Mirënjohja – Roli i diasporës në shoqërinë shqiptare”
  7. Bamirësia dhe Harmonia fetare – “Mirënjohja – Bamirësia dhe Harmonia fetare”
  8. Heronjtë – “MirënjohjaVlerat e heronjve shqiptarë”.
  9. Media dhe Kultura – “MirënjohjaRoli i medias dhe kulturës në shoqërinë shqiptare”
  10. Miqtë e shqiptarëve – “MirënjohjaMiqtë e shqiptarëve”
  11. Temë e lirë
Alva.Foto /World Values DAY1GRATITUDE
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

Shqipëria është pjesë e komunitetit “World Values Day” e përfaqësuar nga organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare. “World Values Day” mbahet të enjten e tretë të çdo muaji tetor. Për vitin 2018 zhvillohet më datë 18 tetor. Qëllimi është të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat në mbarë botën dhe të theksojë rolin vendimtar të vlerave në mirëqenien e individëve, familjeve, shkollave, organizatave dhe komuniteteve.
Me rastin e “Ditës Botërore të Vlerave” do të zhvillohen disa aktivitete; programi përkates si dhe përfshirja e vullnetarëve do të publikohet në ditët në vijim. Më datë 18 tetor do jetë aktiviteti më i madh i dedikuar vlerave në tërësi dhe atyre në vecanti shqiptare.
Kombi shqiptar ka shumë vlera pozitive, për të cilat ne duhet të jemi krenarë, dhe për më tej duhet ti mbrojmë dhe ti kultivojmë që brezat të jenë krenarë për trashëgiminë kulturore të pasur shqiptare, të ruajtur nga të parët tanë me breza dhe shekuj. Ne duhet të prezantohemi në bote me vlerat tona shqiptare, dhe ato vlera pozitive janë shumë. Nëse i keni apo i kemi harruar është momenti ti kujtojmë së bashku sa nuk është vonë, Duhet të duam veten, kombin se ne jemi që do e zhvillojmë, askush nuk mundet të rregullojë shtëpinë po nuk e rregulloi i zoti i shtëpisë i pari.
Nisma e organizatës nën mbështetjen e të nderuarit z. Richard Barrett u bë pjesë e “World Values Day” – “Ditës Botërore të Vlerave” dhe do mbështeti rininë dhe të gjithë shqiptarët të informohen për vlerat, rëndësine e vlerave, rëndësinë që kanë ato në shoqëri dhe në jetën tonë të përditshme.
Gjithkush prej jush që është dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve është i mirëpritur të marri pjesë në aktivitetet e ndryshme që do zhvillohen gjatë kesaj periudhe. Lidhur me eventin e datës 18 tetor do të informoheni në ditët në vijim.
Unë e dua veten time, atdheun, po ti?

Të gjithë së bashku mund të krijojmë gjëra më të bukura.
FALEMINDERIT!

Alva.Foto /une jam mirwnjohes/e
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA