Prof. Dr. Përparim Kabo ka lindur në Tiranë më 23 gusht 1954. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e filozofisë të cilat i përfundon me rezultate shumë të larta në vitin 1977. Për më shumë se një dekadë jep mësim, fillimisht për pak vite në arsimin e mesëm, më tej në arsimin e lartë duke u thelluar në punën shkencore. Fillimisht me gradën “kandidat i shkencave” dhe më tej në vitin 1996 “Doktor i shkencave filozofike”. Në perjudhën 2004-2005 ka qënë këshilltar i lart pranë kryeministrit Fatos Nano, për çështjet e arsimit, shkencës, kulturës, artit, fesë dhe minoriteteve. Është autori i librave:

  • 2001 “Antropologji pa sistem- fenomeni shqiptar mes psikologjisë dhe propagandës”;
  • 2006 “Autoritarizëm në Tranzicion-Antropologjia shqiptare përmes globalizmave”;
  • 2006 “Tingull- Përsë Prometheu nuk është ende i qetë”;
  • 2014 “Epistolate-Antropologjia e Frymës”;
  • “Toleranca, tipar i subjektit të kulturuar” ;
  • “Shteti ligjor përpara voluntarizmit”;
  • “Pa inteligjencën, shoqëria ecën në kahe të kundërt me progresin” etj.

Eshtë anëtar i bordit të Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe në grupin Miqtë e Operas.

Referime gjatë vitit-2014:

  • “Identiteti përmes teatrit në një shoqëri që globalizohet”.
  • “Ritualet antropologjike dhe identiteti i qyteteve”.

Burimi:Wikipedia / umsh.edu.al / ALVA – M. P.