Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, është një aktor i teatrit dhe kinemas shqiptare. Më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 diplomoi në Shkollën e Lartë të Aktrimit (“A. Moisiu”), Tiranë. Për tetë vite pas diplomimit punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej 1973 deri 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Filmografia

(1996) “Viktimat e Tivarit”
(1990) “Fletë të bardha”
(1988) “Pesha e kohës” –  Kryetari
(1987) “Rrethi i kujtesës” – Mjeku
(1985) “Në prag të jetës”
(1985) “Pranverë e hidhur”
(1979) “Radiostacioni” –  Komisari
(1978)  “Në pyjet me borë ka jetë” – Luka
(1976) “Ilegalët”
(1975) “Në fillim të verës”
(1975) “Rrugicat që kërkonin diell” – Gaqo Tipografi
(1974) “Rrugë të bardha” – Deda
(1974) “Shpërthimi”
(1972) “Ndërgjegja” – Fitimi
(1972) “Yjet e netëve të gjata” – xhandari
(1971) “Kur zbardhi një ditë” – Komisari
(1968) “Plagë të vjetra” – Naimi
(1967) “Gadhnjim mbi vdekjen” – Perlati
(1967) “Duel i heshtur”
(1966) “Komisari i dritës” – Dritan Shkabaj

Regjisor

(1988) “Pesha e kohës”
(1986) “Kur hapen dyert e jetës”
(1983) “Fundi i një gjakmarrjeje”
(1981) “Dita e parë e emrimit”
(1980) “Skëterrë 43”
(1979) “Radiostacioni”
(1978) “Në pyjet me borë ka jetë”

Skenarist

(1988) “Pesha e kohës”
(1986) “Kur hapen dyert e jetës”

Burimi: Aktoret Shqiptare / Punoi për ALVA –  Alda Muca Telhaj

 

Artikulli paraprakAktori Timo Flloko, “Ylli” i Kinematografisë Shqiptare
Artikulli tjetërAktorja e shquar Roza Anagnosti – “Artiste e Merituar”