TRANZIT – Dr. Flori & Aurela Gaçe

0
3

Kudo që ulem, ndodhem
flitet politik
të ndez televizorin
në mëngjes unë kam frikë
ka shumë vrer e sharje
por boll ky vend u lodh
nuk mund të vazhdoj kështu
njësoj nuk mund të ndodh.

E bukur do të ishte
të zgjohesha me këngë
ti thosha po fëmijës
do rritesh në ktë vend
por një dhimbje kam
e kam e do ta them
të ardhmen larg ktij vendi
ne kërkojmë ta gjejmë.

REFRENI
E unë jam tranzit
dyzuar unë të rri të ik
trazuar unë me shpresë e frik
mes botve jam unë vi e ik
e klitha unë ej ejjjjjj
O TOKA ime ej ejjjj…
Sa shumë mundime ej ejjj..

Sa herë jam larg mendoj të vi
sa herë jam ktu largohesh ti
ku ka elit s´dëgjohet shqip
ndihem e huaj unë ktu në vendin tim
po nuk ështe kultur zotrinj elite.
E në dreq të shkoni ju të gjith o hipokrit.
Nuk shes moral e fjal se une si ju u rrita
e dua unë vendin tim prandaj fort bërtita.

REFRENI
Se unë jam tranzit
dyzuar unë të rri të ik.
Trazuar unë me shpresë e frikë
mes botëve jam unë vij e ik
E klitha unë Ej ejjjjjj eeejjjj…
O TOKA ime ej ejjjj…
Sa shumë mundime ej ejjj…

Teksti  krijim nga Dr. Flori & Aurela Gaçe

Kompozitor Alban Kondi,

Arranzhimi Edlir Begolli.

Artikulli paraprakLumi Valbona