Latest Posts

Lumi Valbona

Lumi Valbona apo Lumi i Valbonës është për një gjatësi rreth 50 km. Një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam i Shalës dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Rrjedh për rreth 24 km në luginën e ngushtë e shumë piktoreske duke e kaluar përmes fshatin e Dragobisë e deri në fshatin Shoshan ku dhe lugina e tij zgjerohet menjëherë. Në vazhdim drejt fshatit Bujan lumi Valbonës është me një shtrat më të gjerë dhe më pak i rrëmbyeshëm aty. Në Dezdar bashkohet me lumin e vogël të Bushtricës që vjen nga Tropoja. Gjatë kësaj rrjedhjeje lumi i Valbonës nga fshati Shoshan deri në Bujan kalon duke lënë në krahun e djathtë qytetin Bajram Curri në distancë nga 2-3 km. Nga Bujani rrjedh drejt fshatit Dushaj për rreth 10–12 km ku dhe derdhet në liqenin e Fierzës

Uji lumit të Valbonës është aq i pastër, i kthjellët dhe i ftohtë, saqë mund të pihet lirisht direkt nga lumi apo burimet përgjatë gjithë luginës. Ai ka një ngjyrë të veçantë blu në të gjelbër.

Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m³/sek. dhe 33.3 m³/sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujëvarat dhe kanionet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujërat e tij e kanë bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.

Emri i Valbonës lidhet drejtpërdrejt me lumin që përshkon luginën. Sipas gojëdhënave vendase, Valbona ishte emri i një vajze jashtëzakonisht të bukur malësore. Për t’i shpëtuar një martese të padëshiruar me pushtues, ajo u mbyt në ujërat e lumit të luginës, dhe që prej asaj kohe lumi dhe e gjithë zona morën emrin e saj në shenjë kujtimi për bukurinë dhe pastërtinë e saj.

Fotografia nga Mjeshtri Shkëlzen Rexha.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.