Latest Posts

Dita e Flamurit & Marigo Posio «Gruaja që qëndisi flamurin»

28 Nëntori në Shqipëri simbolizon Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, duke shënuar shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar dhe unitetin kombëtar. Flamuri i ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës është fiksuar në një kartolinë të botuar nga patrioti Spiridon Ilo në vitin 1920, nënshkrues i aktit të Pavarësisë Kombëtare. ndërsa që ai largohej në emigrim në Boston.  Kartolinën dhe historinë e saj, e sjell për lexuesin, arkitekti dhe studiuesi vlonjat Pirro Stefa, i cili e ka siguruar atë në një qytet të Italisë, duke ia bashkuar koleksionit të vet të rrallë me mbi 1.000 botime të këtij lloji, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin periudhës së para Luftës së Dytë Botërore.

“Kartolinën e kam blerë në një nga kartoleritë e qytetit të Milanos, të mbushur me botime të vjetra dhe të rralla, mes të cilave edhe nga Shqipëria e dekadave më parë”, tregon Stefa. Sipas tij, kjo mënyrë komunikimi mes shtetasve italianë dhe familjarëve e të afërmve të tyre në Itali, ka lënë gjurmë të tilla, të cilat marrin vlera autentike dokumentare për ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Sipas Stefës, kartolina evokon pamjen e flamurit të Pavarësisë, që të bën të mendosh se është origjinali, nisur nga roli që ka pasur Spiridon Ilo në këtë ngjarje madhore të Shqipërisë dhe afërsia familjare me protagonisten tjetër të këtij momenti, Marigo Posio.

“Flamuri që paraqitet në kartolinë është origjinali përputhet edhe me një nga katër variantet e këtij Flamuri, që u ngrit nga Ismail Qemali në njërin nga ballkonet e godinës 3-katëshe, pronë e Xhemil Bej Vlorës, pinjoll i familjes së njohur vlonjate.”, sqaron Stefa, Ardhja e Flamurit në Vlorë lidhet me patriotin Spiridon Ilo, një nga protagonistët e Shpalljes së Pavarësisë dhe delegat i grupit të patriotëve shqiptarë në Bukuresht. Prej vitesh, Ilo, me origjinë nga Korça, jetonte në kryeqytetin rumun, duke qenë një nga personazhet kryesorë që përpiqeshin për përhapjen e ndjenjave atdhetare.
Sipas historianëve, flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ishte i njëjti që zbukuronte fasadën e Hotel “Kontinental” në Bukuresht, ku, në 5 nëntor të vitit 1912, gjatë vizitës së tij në këtë qytet Ismail Qemali zhvilloi një takim me patriotët shqiptarë. Në këtë takim, që i parapriu udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës, u deklarua për herë të parë ideja e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si e vetmja alternativë që garantonte të ardhmen e vendit tonë, përballë interesave dhe synimeve shoviniste të fqinjëve. Prej këtej, Spiridon Ilo, që ishte pjesëtar në grupin e patriotëve që shoqëruan Ismail Qemalin drejt Vlorës, e mori flamurin me vete.

Sipas historianit Bardhosh Gaçe, ai ishte kushëri i parë (djalë tezeje), i Marigo Posios dhe për këtë arsye, në natën mes 27 dhe 28 nëntorit, ai fjeti në banesën e bashkëshortëve Posio, në lagjen Muradie, ku patriotja qëndisi brenda një nate edhe thekët e Flamurit.  Disa historianë theksojnë se ky flamur ishte i stampuar dhe jo i qëndisur, me përjashtim të thekëve që përgatiti Marigo Posio. Ndërkohë, është tashmë i njohur fakti që flamuri, që u ngrit të 28 Nëntor të vitit 1912, ka një histori dhe një origjinë, e cila formatohet në katër variante. Secili prej tyre ka dëshmitarët e vet. Gjithsesi, vajza me origjinë nga Korça, Marigo Posio, është personazhi i përbashkët, që lidh me njeri tjetrin 3 nga katër variantet.

Posio, mbiemri i vajzërisë Poçi, që kishte lindur në 2 shkurt 1892 në Korçë, u martua me tregtarin Jovan Posio, me të cilin u shpërngulën në vitin 1904 në qytetin e Vlorës. Bashkëshortët banonin në një banesë ku kishte jetuar gazetari francez Justin Godard, emrin e të cilit mban sot rruga karakteristike, që ndodhet shumë pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë. Me këtë shtëpi lidhet edhe historia e Flamurit, që shënoi shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar, në vitin 1912. Ajo e ktheu shtëpinë e vet në një çerdhe ku ndaleshin atdhetarët e Rilindjes, përgatiti flamujt që stolisën Vlorën në ditën e Pavarësisë, drejtoi një gazetë grash dhe udhëhoqi një nga shoqëritë e para atdhetare të femrës shqiptare. Se çfarë saktësisht qëndisi ajo më 28 nëntor 1912 mbetet çështje e diskutuar mes burimeve; se ç’vend zuri në rrjetin e njerëzve që e bënë atë ditë të mundur, nuk diskutohet.

Gjithsesi, Stefa thotë se përmes kartolinës së Spiridon Ilos, një nga katër grupet e kartolinave me temë patriotike që ai editoi në vitet 1920-1930-të nga Bostoni, vjen një dokument origjinal dhe mjaft i rëndësishëm, që lidhet me flamurin që u ngrit në 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. “Kjo dëshmohet edhe në pjesën e pasme të kartolinës, ku përcaktohen qartë të drejtat e autorit, botuesit të saj, Spiridon T. Ilo.

Burimi: ATSh & Zhurma

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

[tdn_block_newsletter_subscribe title_text="Stay in touch" description="VG8gYmUgdXBkYXRlZCB3aXRoIGFsbCB0aGUgbGF0ZXN0IG5ld3MsIG9mZmVycyBhbmQgc3BlY2lhbCBhbm5vdW5jZW1lbnRzLg==" input_placeholder="Email address" tds_newsletter2-image="5" tds_newsletter2-image_bg_color="#c3ecff" tds_newsletter3-input_bar_display="row" tds_newsletter4-image="6" tds_newsletter4-image_bg_color="#fffbcf" tds_newsletter4-btn_bg_color="#f3b700" tds_newsletter4-check_accent="#f3b700" tds_newsletter5-tdicon="tdc-font-fa tdc-font-fa-envelope-o" tds_newsletter5-btn_bg_color="#000000" tds_newsletter5-btn_bg_color_hover="#4db2ec" tds_newsletter5-check_accent="#000000" tds_newsletter6-input_bar_display="row" tds_newsletter6-btn_bg_color="#da1414" tds_newsletter6-check_accent="#da1414" tds_newsletter7-image="7" tds_newsletter7-btn_bg_color="#1c69ad" tds_newsletter7-check_accent="#1c69ad" tds_newsletter7-f_title_font_size="20" tds_newsletter7-f_title_font_line_height="28px" tds_newsletter8-input_bar_display="row" tds_newsletter8-btn_bg_color="#00649e" tds_newsletter8-btn_bg_color_hover="#21709e" tds_newsletter8-check_accent="#00649e" embedded_form_code="JTNDIS0tJTIwQmVnaW4lMjBNYWlsQ2hpbXAlMjBTaWdudXAlMjBGb3JtJTIwLS0lM0UlMEElMEElM0Nmb3JtJTIwYWN0aW9uJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ0YWdkaXYudXMxNi5saXN0LW1hbmFnZS5jb20lMkZzdWJzY3JpYmUlMkZwb3N0JTNGdSUzRDZlYmQzMWU5NGNjYzVhZGRkYmZhZGFhNTUlMjZhbXAlM0JpZCUzRGVkODQwMzZmNGMlMjIlMjBtZXRob2QlM0QlMjJwb3N0JTIyJTIwaWQlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMG5hbWUlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMGNsYXNzJTNEJTIydmFsaWRhdGUlMjIlMjB0YXJnZXQlM0QlMjJfYmxhbmslMjIlMjBub3ZhbGlkYXRlJTNFJTNDJTJGZm9ybSUzRSUwQSUwQSUzQyEtLUVuZCUyMG1jX2VtYmVkX3NpZ251cC0tJTNF" descr_space="eyJhbGwiOiIxNSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE1In0=" tds_newsletter="tds_newsletter3" tds_newsletter3-all_border_width="0" btn_text="Sign up" tds_newsletter3-btn_bg_color="#ea1717" tds_newsletter3-btn_bg_color_hover="#000000" tds_newsletter3-btn_border_size="0" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjAiLCJiYWNrZ3JvdW5kLWNvbG9yIjoiI2E3ZTBlNSIsImRpc3BsYXkiOiIifSwicG9ydHJhaXQiOnsiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwb3J0cmFpdF9tYXhfd2lkdGgiOjEwMTgsInBvcnRyYWl0X21pbl93aWR0aCI6NzY4fQ==" tds_newsletter3-input_border_size="0" tds_newsletter3-f_title_font_family="445" tds_newsletter3-f_title_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_descr_font_family="394" tds_newsletter3-f_descr_font_size="eyJhbGwiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTEifQ==" tds_newsletter3-f_descr_font_line_height="eyJhbGwiOiIxLjYiLCJwb3J0cmFpdCI6IjEuNCJ9" tds_newsletter3-title_color="#000000" tds_newsletter3-description_color="#000000" tds_newsletter3-f_title_font_weight="600" tds_newsletter3-f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyMCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE4IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNiJ9" tds_newsletter3-f_input_font_family="394" tds_newsletter3-f_btn_font_family="" tds_newsletter3-f_btn_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_title_font_line_height="1" title_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMCJ9"]