Broshura e Konferencës Ndërkombëtare me rastin e Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri 2020, tashmë është botuar. Të interesuarit mund të na shkruajnë në rrjetet tona sociale. Por ju mund ta gjeni edhe në formatin pdf në faqen e parë të webfaqes www.alva.al.

Me këtë rast falenderojmë financuesin kryesor TACSO, stafin e tyre sidomos Natashën si për videon dhe broshurën; të gjithë pjesëmarrësit, të ftuarit dhe sidomos të ftuarit e nderit e konferencës z. Fowler, z. Barrett, mikeshat nga Ballkani Perëndimor, këshilluesit dhe mbështetësit Partners Albania, Erald Nallbani “Prima Web”, Shtëpisë Botuese “Emal” dashamirësve që na kanë mbështetur ndër vite dhe ende vazhdojnë të na mbështesin si dhe shumë të tjerë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre që vlerat shqiptare të kultivohen si brenda dhe jashtë Shqipërisë. FALEMINDERIT!