Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte e njohur komunikimi, me një përvojë 20-vjeçare. Karrierën e saj e filloi në gazetari në vitin 1993 me “Gazetën Shqiptare” dhe më pas me agjensinë amerikane të lajmeve, “Associated Press”, në periudhën 1997-2002. Çausholli ka punuar për gazetën e njohur “Corriere della Sera”, duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve dhe gjithashtu me Kombet e Bashkuara. Që nga viti 2006, Çausholli mban postin e Drejtoreshës së Komunikimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Çausholli është diplomuar në Fakultetin Gjuhë-Letërsi dhe mban Gradën Master për Shkenca Komunikimi, si Studente e Ekselencës. Çausholli është po ashtu themeluese dhe udhëheqëse e Programit të suksesshëm të Komunikimit “Fit For Future“, program zhvillimi personal dhe bashkëveprimi qytetar, që ka për qëllim të rrisë cilësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit mes njëri-tjetrit. Çausholli është lektore dhe autore e librit “Çizmet e Verdha“, përmbledhje e një cikli shkrimesh në prozë për ditët e sotme dhe përkatësi të jetës së gjithësecilit.
Çausholli është zgjedhur së fundmi Ambasadore e “World Vision Albania & Kosovo” në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në zonat më të thella të vendit.
Burimi: TEDxPrishtina / Përshtati për ALVA – M. P.