“Artisti i Merituar” Ahmet Pasha

0
622

Ahmet Pasha lindi më 7 shkurt të vitit 1948 në Kukës, është aktor i njohur shqiptar. Diplomohet në 1970 dhe emërohet menjëherë aktor në “Teatrin Kombëtar”, ku në janar të 1971 fillon zyrtarisht karriera e tij e gjatë mbi 30-vjeçare me trupën e këtij teatri. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Flejkut në dramën “Arturo Ui”. Më pas interpreton një sërë rolesh si në dramat “Një dimër i shkurtër”, “Sinjali i kuq”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, etj. Ndër sukseset në Teatër ngelen kryerolet Isa Boletini “Udha e flamurit”, Abdyl Frashëri “Epoka para gjyqit”, Gjenerali “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Inskerdoja “Monserati”, Kadriu “Rajmonda”, Mumja “Muzeu”, si dhe në dramat “Prometeu”, “Në jetë”, “Romeo e Zhulieta”, “Tiranozauri”, etj, etj. Në skenën e Teatrit Kombëtar Ahmet Pasha ka interpretuar rreth 70 role. Krahës teatrit ka marër pjesë në disa filma artistikë. Është nderuar me çmime e diploma në konkurrime teatrale dhe në vitin 1989 i është dhënë titulli i lartë “Artist i Merituar”.

Veprimtaria Artistike

1971: “Arturo UI” – Flejku, “Një dimër i shkurtër” – Arbeni, “Viti 61” – Petriti, Drita – Petriti, “I pazëvendësueshmi” – Kandidati i shkencave
1973: “Sinjali i kuq” – Borisi, Prefekti – “Burri me opinga”, “Orfeu zbret në ferr” – Veli
1974: “Toka jonë” – Meti, “Bashkë me agimin” – Osja
1975: “Duke gdhirë viti 1945” – Reizi, Curr Beja, “Lumi i vdekur” – Gaq Gjanica
1976: “Karavidhet” – Qytetari, “Shënomeni dhe mua” – Jani, “Lulet e shegës” – Togeri
1977: “Gjëmimi atij dimri” – Kabashi, “Përmbytja e madhe” – Gjergji
1978: “Doktori pacient” – Astriti, “Miq të pafluar” – Doktor
1979: “Gryka e nëmur” – Marku, “Tragjedia e fundit e Deas” – Ethemi, “Cuca e maleve” – Gjet Lleshi
1980: “Lenini dhe fëmijët” – Vasilievski
1981: “Nga errësira në dritë” – Irfan Dumrela
1982: “Vizita e inspektorit” – Xheraldi
1983: “Epoka Para gjyqit” – Abdyl Frasheri
1942: “Kulla e Hutajve” – Mul Prengu, Korabi
1985: “Komunistët” – Aleksi
1986: “Nata e dymbëdhjetë” – Orsino, “Udha e flamurit” – Isa Boletini
1987: “Përball vetes” – Lirimi
1988: “Prometeu” – Prometeu
1989: “Në jetë” – Jakobin, “Monserati” – Inskierdo, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – Gjenerali
1990: Hijet e natës – Selimi
1991: Nën dritat e skenës – Vaso
1992: “Romeo dhe Zhulieta” – Kapuleti, “Besa” – Demir Beu, “Rikardi i tretë” – Hastinski
1993: “Kati i gjashtë” – Babai
1994: “Revizori” – Gjykatësi, “Në pritje të Godosë” – Poco
1995: “Motrat” – Heroi, “Tiranozauri” – Salmoni
1996: “Në katin e dytë është parajsa – “Burri me republik”, “Maria thotë për të gjithë” – Djalli
1997: “Inspektori” – Nëpunësi i spitalit
1998: “Muzeu” – Mumja, “Darka e të marrëve – Zhylieni, “Shtëpia në bulevard” – Autori
1999: “Martesa me pahir” – Filozofi, “Absurditeti antik” – Radomoni
2000 – 2008: ” Armiku i popullit” – Kryeplaku,

“Njeriu kafsha dhe virtyti” – Doktori

“Një njeri në det” – Presidenti – Oficeri

“Nata e trokitjeve ne xhama” – Rupi

“Dua burrë” – Pandi

“Stinë e mërzitshme në Olimp” – Epimetheu

“Gomone” – Intelektuali

“Më mirë nesër se pasnesër” – Llaqi

“S’ka të ngopur” – Islami

“Kulla e Fildishtë” – Furtvangler

“Si e mposhta Musolinin” – Mësuesi

“Babai” – Prokurori

“Një grua për jetë” – Plaku

“Medea” – Kleanti

“Alegreto Albania” – Mësuesi
2009: “Antigona kërkon babanë” – Shefi, Emigrantët

Burimi: Aktoret Shqiptare / ALVA – Alda Muca Telhaj