Aktori shqiptar Albert Vërria ka lindur në Fier më 3 shtator 1936. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959. Përfundon shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.
Filmi “Kapedani” – xha Sulo
Kinematografia
1988 “Historiani dhe kameleonët” – Historiani
2005 “Trapi i Vjetër” – komedi
1988 – “Misioni përtej detit”
1987 – “Në emër të lirisë”
1986 – “Rrethimi i vogël”
1985 – “Melodi e pandërprerë”
1982 – “Ditë të qytetit tim” – (TV)
1980 – “Goditja” – (TV)
1979 – “Përtej mureve të gurta” – babai Asimes
1978 – “Koncert në vitin 1936” – Nuri Beu
1978 – “Nga mesi i errësirës”
1978 – “I treti” – Saliu
1976 – “Thirrja” – Lec Kabashi
1975 – “Në fillim të verës” – Kaporal Pelegrini
1974 – “Shtigje të luftës” – Jani Ferra
1974 – “Shpërthimi” – xha Kasemi
1973 – “Brazdat” – babai Ademit
1973 – “Operacioni zjarri” – Hiluku
1972 – “Kapedani” – xha Sulo
1971 – “Kur zbardhi një ditë” – Bakalli
1970 – “I teti në bronz” – “Alo”
1969) “Përse bie kjo daulle” i dehuri
Burimi: Aktoret shqiptare / Punoi për ALVA: Alda Muca Telhaj