Luiza Gega vazhdon të na mahnisë me medaljet e fituara duke bërë krenar popullin shqiptar për arritjet e saj nëpër botë. Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat stërviten dhe punojnë, por edhe mungesës së stimujve financiarë, sportistët shqiptarë vijojnë të konkurrojnë denjësisht në arenat europiane dhe botërore.
Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ia doli të ngrejë lart flamurin shqiptar në Lojërat Mesdhetare, në Terragona të Spanjës.
Ajo zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3.000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Gega regjistroi kohën 9’27”73. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare të këtij edicioni.
Shqiptarja la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3.
Suksese të mëtejshme! – I uron atletes stafi ALVA.
Burimi:http:/pamfleti.net/http:/360grade.al/Përshtati për ALVA:M. P.