Xhudistet Distria Krasniqi & Nora Gjakova me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë deri në 52 kilogramë dhe 57 kilogramë. Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve. 

Nora Gjakova ka përfunduar me sukses kampionatin evropian në Izrael. Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora ka arritur të triumfojë në finale për të marrë medaljen e artë në Kampionatin Europian që po mbahet në Tel Avivi të Izraelit. Xhudistja kosovare mposhti me IPPON, Theresa Stoll, nga Gjermania.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Dy xhudistet tona ia shtuan edhe dy medalje të arta Kosovës. 

Tjetër xhudist, Akil Gjakova u kualifikua në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Në gjysmëfinale, Akili mposhti Mohamed Mohyeldin të Egjiptit. Theksojmë se në çerekfinale xhudisti ynë mposhti me Ippon spanjollin, Javier Ramirez, në kategorinë – 73 kilogramë. Kujtojmë se Gjakova në raundin e parë e kaloi pa luftë pasi që nuk kishte kundërshtar.

Xhudisti Gjakova i sjell medaljen e tretë Kosovës pas të artave të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. Fitorja e tyre është sukses për tërë Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

Stafi ALVA i përgëzon për fitoren dhe uron suksese xhudistëve kosovarë Distria Krasniqit, Nora dhe Akil Gjakova për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

Burimi:http://fax.al/Telegrafi/http://www.tetovasot.com / Përshtati për ALVA:V. D.

Artikulli paraprakRita Ora “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës” & “Simboli i shqiponjës” – Fotografi
Artikulli tjetërAtletja Luiza Gega triumfon duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Spanjës “Tarragona 2018″