Dea – Hyjnesha e Butrintit

0
103

👑Skulptura e Deas – Hyjneshës së Butrintit është një nga artefaktet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike shqiptare.🇦🇱
✨️U zbulua në vitin 1928 gjatë gërmimeve të misionit arkeologjik italian të udhëhequr nga arkeologu Luigi Maria Ugolini në Butrint. Por edhe sot nuk është përcaktuar me siguri se kë paraqiste kjo figurë: një hyjneshë vendase, një grua e rëndësishme e qytetit apo Apollonin. Zbulimi ndodhi gjatë gërmimeve në ndërtesën skenike të teatrit antik të Butrintit. Trupi u gjet pranë nikës së katërt të skenës, nën rreth 4.5 metra dhe, por i mungonte koka. Kërkimet vazhduan derisa një punëtor vuri re mes baltës “diçka të rrumbullakët”. Ugolini hyri menjëherë në kanalin e gërmimit dhe mori vetë përsipër nxjerrjen. Pak nga pak u shfaq një kokë mermeri pothuajse e paprekur, me fytyrë vezake, flokë të mbledhur dhe një shprehje të qetë. Ugolini nuk arriti të përcaktonte se cilën hyjni paraqiste. Për këtë arsye e quajti në mënyrë të përgjithshme “La Dea di Butrinto” – “Hyjnesha e Butrintit”. Me kalimin e viteve, fjala “Dea” nisi të përdorej si të ishte emri i vetë figurës. Pranë statujës nuk u gjet ndonjë mbishkrim që ta emërtonte figurën. Nuk u ruajtën as objekte dalluese, si harku, kurora, peshorja apo gjarpri. Mungesa e këtyre provave nuk e vërteton se ishte hyjneshë vendase, por as nuk e përjashton këtë mundësi. Figura mund të ketë paraqitur edhe një grua me pozitë në jetën publike të qytetit. Në periudhën romake, gratë e familjeve të pasura mund të ishin priftëresha, bamirëse, financuese të ndërtimeve ose përfaqësuese të kultit perandorak. Ato mund të nderoheshin me statuja të vendosura në teatro, tempuj dhe hapësira të tjera publike. Për këtë arsye, Dea mund të ketë qenë një priftëreshë, administratore apo grua e elitës së Butrintit, e paraqitur me tipare të idealizuara. Pas gati një shekulli, ajo vazhdon të ruajë misterin dhe emrin me të cilin u bë e njohur pasi doli nga dheu i qytetit antik: Dea – Hyjnesha e Butrintit.
✨️Pas zbulimit, ajo u dërgua jashtë Shqipërisë, në Romë dhe qëndroi atje për gati një shekull.🇦🇱
✨️Në shtator të vitit 2026, skulptura u rikthye zyrtarisht në shtëpi, në Muzeun Arkeologjik të Butrintit, duke u vënë sërish në dispozicion të publikut dhe trashëgimisë kulturore.🇦🇱

Përshtatja Burimi: Saranda Web

Artikulli paraprakRrajca një nga perlat natyrore të Shqipërisë