E dini se sa dëshirë kam që të paktën një herë të më thotë “Abi“ ?

0
546

Dua ta ndaj një përvojë të jetës sime me ju miq. Bëhet fjalë për fëmijën që e ndjeki çdo ditë në shkollë. Është me Autizëm. Çdo ditë që në mëngjes unë shkoj në shtëpinë e tij e pres deri sa ti del gjumi dhe bëhemi gati shkojmë në shkollë. Për fat të keq ai nuk flet. As edhe një fjalë të vetme. Shkojmë ne shkollë qëndrojmë dy orë apo tre varësisht nga dëshira dhe durimi i tij. Kam 7 muaj që e ndjek në shkollë. Më është bërë si vëlla për mua. Në fillim ishte pak më ndryshe e keni parasysh kur dikush futet në jeten tuaj dhe deri sa ta njihni nuk afrohemi dot. E shikoja me dhembshuri. Është 10 vjeçar. Koha po kalonte dhe unë po mësohesha me të. Filloi të bëhet pjesë e jetës sime. Fillova ta dua të mundohem ta ndihmoj. E dini se sa dëshirë kam që të paktën një herë të më thotë “Abi“ si të gjithë fëmijët e tjerë që më thërasin. Çdo dit që nisem për te shtepia e tij mendoj dhe lutem o Zot të lutem sot të fillojë të flasë. Me padurim e pres të me thotë “Abi do shkojmë sot në shkollë” ? Më besoni gjithçka do jepja për një mrekulli të tillë. Po prindërit? Imagjinoni se sa shpirt të fort kanë ata që asnjëherë nuk e dëgjuan dot një “Mami” apo një “Baba”. Imagjinoni fëmijën që rritet para syve të tu dhe nuk e thotë dot asnjë fjalë të vetme, dhe ti ske ç`të bësh. Rrin duarkryq. Zemra plas e goja nuk flet. E mban në vete. Ah po sa i bukur që është ai Ëngjëll. Kam mendu se vetëm dashuria për prindërit mund të jetë aq e madhe. Ishte gabim. Shumë gabim. Dashuria që kam ndaj tij nuk ka kufij. Depërton çdo vend ndoshta mund ti thej edhe shkëmbinjtë më të fortë. Nuk kam hasur në një dashuri të tille deri më sot.

E dini se sa bukur qesh? Ah ajo e qeshur që në të njëjtën kohë ndihem mirë dhe në të njëjtën kohë vdes. Aq i lezetshëm është kur qeshet sa them me vete “O Zot jam jam me fat që njoh këtë ëngjëll”. 

Shkova një ditë në mëngjes rreth ora 8:15 dhe meqë kishin shtruar prindërit mëngjesin dhe ai po flinte akoma u ula edhe unë të ha mëngjes. Babai i tij po më tregonte bisedë dhe filloi pastaj më tha “mbrëmë pash në ëndërr sikur filloi të flet Arti ma bëri “Baba”. Më besoni për mua shumë më e lehtë do kishte qenë të më vrisje me armë shumë me pak dhimbje do kisha se ajo fjalë që më shpoi më keq se plumbi. Nuk e di si e mbajta veten nuk doja që të qaj në mënyrë që ato mos të preken. Desh vdiqa. Ishin fjalët më të tmerrshme që kisha dëgjuar ndonjëherë.

Çdo ditë shkojmë në shkollë, e ushqej, shëtisim gjatë pushimit, po kur flen e dini se sa i mirë që është? Ai shpirt i pastër si loti që më shton jetën kur e shoh dhe sapo hap sytë bën vetëm “Ihhhh” dhe ta then zemrën si ndonjë gotë e qelqit kur bie në tokë. Ajo fjala “ihhh” që më shpon zemrën. E dini cili është momenti që do jepja gjithë boten për atë çast? Momenti kur më përqafon dhe më afron kokën tek unë. Ndërkohë që po i shkruaj këto vargje sytë e mi qajnë pa ndale. Nuk përmbahem dot aspak kur e mendoj. Por imagjinoni ta keni çdo ditë ta shihni se si rritet dhe i shkreti që s’mundet të thotë as një kërkesë. Është me të vërtetë shumë e dhimbshme. E dini se si ndjehem kur vjen fundi muajit dhe prindërit e tij më thonë sa ditë janë bëre sot që ke qenë me djalin? Më besoni as edhe një cent s’dua ta mendoj, më vjën aq keq ta zgjati dorën sa që më duket se edhe ato të holla nuk i kam hallall. Ç’më duhen të hollat kur shpirti s’më rri rehat? 

Është me të vërtetë një pjesë e jetës time që më ka shty të mundohem për të, si vëllaun tim. Ta dua atë, si pjesë timen dhe jo si një fëmijë që vetëm e mësojë, të marr pjesën që më takon dhe ik. Ai është njeriu më i afërt pas prindërve për mua. Është ai ëngjëlli që çdo ditë do e mendoj që nga mëngjesi deri në mbrëmje. 

Të dua pa fund o yll dritë.

Arti im.

Burimi:Sihana Badivuku