Takimi tjetër i radhës gjatë fundjavës së fundit të muajit mars ishte në qytetin e Ulqinit, kryesuar nga grupi përfaqësues i Kuvendit Mbarëkombëtar me Presidenti Dr. Stefan Pinguli, Sekretar i përgjithshëm Prof. ing. Sazan Guri, Msc. Dashamir Uruçi President i shoqatës atdhetare “Kosova”, si dhe Manjola Perja Drejtore Ekzekutive e organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare. Profesor Guri ju dhuroi disa libra në emër të këtij eventi, të pranishmëve, si dhe i informoi personalitetet e shquar të qytetit të Ulqinit se fokusi kryesor i këtij kuvendi do jetë të organizimi i vazhdimësisë historike etnokulturore të shqiptarëve që janë anashkaluar dhe s’janë thënë ende. Prof. Guri vuri në dukje bashkëpunimin me Rektoratin e Tiranës, Prishtinës si dhe me universitete, shoqata, organizata, intelektuale, historianë, akademikë etj. Referatet që do mbahen gjatë Kuvendit sikurse dhe pjesa tjetër do jenë pjesë e botimeve me përmbajtje të nivelit shkencor.

Presidenti i Kuvendit z. Pinguli parashtroi se “kuvendin e sheh në kuadrin e patriotizmit ekonomik për të shpluhurosur pluhurin që e ka mbytur historinë ndër vite. Duke vënë në evidencë korifejtë si Dhimitër Pilika, Kamarda etj. Gjithashtu gjuha shqipe duhet pasuruar, dhe ne duam të hapim një debat transparence.”

M. Sc. Manjola Perja – Drejtore Ekzekutive e organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare vlerësoi rëndësinë e këtij Kuvendi i parë i këtij lloji pas shumë vitesh dhe shumë i domosdoshëm për kohën që ne jetojmë. Kushdo që merr pjesë në këtë Kuvend do lerë gjurmë të thella në histori duke u bërë pjesë e historisë.

Dr. Ismail Doda – theksoi rëndësinë e rregullat të drejtshkrimit. Prof Dr. Ruzhdi Ushaku – fonolog, i cili dhuroi gjithashtu librat e tij “Shqipja si çelës për dy fraza enigmatike”, “Servantesi në Ulqin”, “Ulqini” etj. për bibliotekat që do krijohen.  Profesori i nderuar Ushaku ndali në shpjegimin e 2 frazave enigmatike referuar librit të tij “Shqipja si çelës për dy fraza enigmatike”, risi kjo dhe e padëgjuar sikurse të gjithë ato që nuk kanë dijeni për librin e tij. Fjalët e tij të çmuara “Në këtë botë ska arsye të izoluar. Vetëm me shtrirjen në fushat multidisiplinore mund të arrijmë qëllimet tona.” Ishin një pohim i këtij takimi dhe asaj për të cilën të gjithë po punojmë.

Juristi Hajro Hajdari, duke ju referuar profesionit të tij si jurist përveç të tjerave na informoi se “Historiografia shqiptare nuk është marrë asnjëherë me dorëzimin e trojeve shqiptare. Okupimi dhe aneksimi i trojeve shqiptare është ende i paligjshëm.” Atdhetari Sami Flamuri duke shprehur kënaqësinë e të qenurit prezent në këtë takim theksoi faktin se “ne nuk njihemi dhe s’dimë historinë tonë, çështja shqiptare ka shumë arsye që ka mbetur pezull.” Ai na vuri në dijeni të fakteve të ndryshme që i ka gjetur në bashkëpunim me vëllain e tij binjak Naim Flamuri, që të dy patriotë të palodhur në kërshërinë e nxjerrjes së fakteve historike me vlera të mëdha historike për mbarë kombin shqiptar. Ai na informoi për disa zbulimet e arritura si:

  1. Zbulimi i vendit ku mbretëresha Teuta ka jetuar ditët e fundit të saj.
  2. Zbulimi i vendivarrit të motrës së madhe të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Marës.
  3. Një nga vendet ku mendohet se janë varrosur eshtrat e viktimave të masakrës së Tivarit etj.

z. Nail Draga vlerësoi dhe përgëzoi punën e grupit dhe tërë pjesëmarrësve dhe duke i cilësuar “Njerëz të vullnetit të mirë për të arritur diçka dhe lëvizur për çështjen shqiptare. 30 vjet demokraci dhe ende nuk është bërë asgjë. Kupola e gjenetikës, gjuhës, arkeologjisë dhe historisë është gjeografia.” Fjalën përmbyllëse e mori gjithashtu edhe z. Faik i cili pohoi edhe mbështetjen nga ana e tij të këtij aktiviteti sikurse edhe bashkëpunime të mëtejshme. I urojmë suksese të mëtejshme bashkëkombasve tanë në këto bashkëpunime të çmuara në shërbim të vendit tonë.