Ekipi KFF Mitrovica kategoria e vashave siguron pjesëmarrjen në Champions League

0
508

Shkruhet historia kategoria e vashave KFF Mitrovica siguron pjesëmarrjen në Champions League. Përderisa ekipet nga Superliga e Kosovës në kategorinë e meshkujve nuk arritën për 3 vite të kualifikohen, atë e bënë vashat nga Mitrovica.

Me golin e Kaltrina Biqkaj përmes penalltisë në minutën 89 kundër ekipit ZKF Breznica, KFF Mitrovica ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Ndryshe KFF Mitrovica edhe me një barazim eventual do ta siguronte pjesëmarrjen në Champions League.

KFF Mitrovica bëhet ekipi i parë në futboll që siguron kualifikimin në roundin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

I urojmë suksese ekipit KFF të Mitrovicës, stafit teknik, klubit, qytetit të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës! 

Burimi:Jepi zë 2