Doreta Bibas e cila u diplomua në kolegjin komunitar Bergen në New Jersey disa javë më parë, tashmë po ndjek kolegjin Baruch për të marrë diplomën e saj bachelor. Qendra EducationUSA Albania në Tiranë e këshilloi atë gjatë procesit të aplikimit për të studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe ne jemi shumë krenarë për arritjet e saj. Doreta ishte në 1% e studentëve më të mirë që studionin për diploma biznesi në shtetin e New Jersey.
“Të studiosh në Shtetet e Bashkuara është një sfidë që kërkon shumë punë dhe përkushtim, por që të pajis me njohuri të vlefshme dhe përvojë, të cilat kthehen në vlera për shoqërinë njerëzore dhe komunitetin shqiptar”, tha Doreta.
I urojmë Doreta Bibas suksese të mëtejshme!
Burimi: u.s. embassy-tirana