Faleminderit Profesor Birçe Hasko nga Aurela Gaçe

0
889

Kam pasur shumë mësues gjatë shkollimit tim. Sigurisht, mbaj mend mësuesen time të parë,e butë,e qetë, e duruar mes fëmijëve te zhurmshëm. E deri sa u rrita, kam pasur figura te ndryshme mësuesish, te cilët i falenderoj për gjithçka kanë bërë me ne, fëmijët, adoleshentēt e deri në formimin e plotë.

Sot, dua ti them faleminderit kētij burri të rrallë. Ju e njihni nēpērmjet roleve në kinematografi, kurse unë pata fatin ta kem profesor për 4 vite në Akademinë e Arteve të Bukura.
E theksoj, pata fatin ta njoh këtë burrë të drejtë. Vitin e parë ,rreptësinë e korrektēsine e tij e merrja si ftohtësi me ne. Vonë fillova të kuptoj se përtej “rreptësisë” shtrihej një shpirt i madh sa deti.
Kur ti ke përpara syve një njeri të drejtë, që punon me pasion e lodhje çdo ditë të shkollës, kupton sa shumë dashuri mban zemra e mësuesit tënd!
I jam mirënjohëse jo vetëm pēr të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave, por edhe për NJERIUN që është.
Në këtë botē ku rrethohesh nga gjithçka, ku të humb besimi tek njeriu, është vështirë të qëndrosh fisnik. E Profesor BIRÇE HASKO, është mësuesi model i njeriut.
FALEMINDERIT PROFESOR!