Lajm fantastik!
Luiza Gega, atletja kampione dhe rekordmene e njohur si flutura kuqezi, kualifikohet në finalen e madhe të lojrave olimpike “Tokyo 2020”. Në garën e 3000 m me pengesa Luiza arriti kohën 9.23.85 dhe del e 5-ta në baterinë e saj dhe automatikisht kualifikohet për finalen e 4 gushtit. Kësisoj vajza dibrane që jeton në kryeqytet dhe stërvitet prej vitesh nga trajneri profesionist Taulant Stermasi, është atletja e parë shqiptare në historinë e lojrave olimpike që shkon në finalet e një eventi të tillë.
Përmes këtij statusi dua të përgëzoj edhe peshëngritësin e talentuar Briken Calja i cili doli i 4-ti në botë, vetëm një kg larg medaljes së bronxtë dhe larg historisë shqiptare në olimpiada. Nga gazetari Defrim Methasani
Stafi ALVA i uron shumë fat atletes “Fluturës Kuqezi” Luiza Gega & gjithashtu të kthehet me medalje për Shqipërinë!