“Ftesë Solidariteti” në mbështetje të nismës “Rilidhja me Vlerat e Gruas Shqiptare”

0
903
Mikesha dhe Miq Ju Urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2022! Gëzime dhe Mirëqenie sjelltë ky vit i ri kudo ndodheni! Kartolina e urimit për këtë vit është “Ftesë Solidariteti” në mbështetetje të nismës “Rilidhja me Vlerat Shqiptare“ duke i dhënë një rëndësi të veçantë nismës “Rilidhja me Vlerat e Gruas Shqiptare”.
Përmbajtja e mesazheve në vetvete janë përgjithësisht gjithçka një viktimë kalon në rrugëtimin e gjatë për të gjetur drejtësinë e mohuar nga arsye të shumta, po më kryesorja mbetet mendësia patriarkale e formatit të theksuar në vendet Ballkanike, përfshirë Shqipërinë gjithashtu.
Zhvillimi në shumë vende të botës ka ardhur nga elita, lidera që besonin në misionin e tyre, qoftë ky gjyqtar i ndershëm, jurist, avokat, mjek, polic, mësues, pedagog, shitës etj. Të cilët me veprimet e tyre në jetë e përditshme mundësojnë të pamundurën shpresën se me shumë punë arritjet vijnë. Solidariteti shërben për të parandaluar dhe tkurrur dhunën të cilën e shohim të rritet shumë, dhe ky mbetet vetëm hapi i parë për ta zhvilluar më tej.
Deri sa duhet të presim që situata të ndryshojë? Nëse viktima bëri një gabim se foli sot, që nesër askush të mos akuzojë se nuk kërkoi të drejtën në të drejtë në zbatim te ligjit. Po nesër a do ketë reagim? Sot gaboi viktima, mbase nesër edhe më shumë derisa dhuna ndaj gruas, femijëve, individëve të pambrojtur të pakësohet sa më shumë. Kushdo është i mirëpritur të jetë pjesë për të mundësuar realizimin e nismës. Gëzuar Mikesha dhe Miq!

Nëse ju pëlqen kartolina dhe mesazhi mundeni ta shpërndani! Faleminderit! Përmbajtja e ftesës mund ta shikoni në Youtube te linku.