“Heroi i Vlerave” Arjan Sala sakrifikoi veten që të shpëtonte jetën e 25 punonjësve

0
764
Mirënjohje & Respekte ndaj Heronjve të Vlerave! Heronjtë janë të rrallë në Shqipëri, e deri më tani janë cilësuar si të tillë ata të cilët kanë pak pushtet e para dhe përpiqen të ndihmojnë të varfërit. Mirëpo, ndodh që hero, bëhet edhe dikush, që vjen nga një profesion i thjeshtë, i cili me zemrën e madhe dhe me dëshirën për të bërë mirë, humb veten. I tillë është edhe rasti i Arjan Salës, i cili për të shpëtuar punonjësit e magazinës në qendrën tregtare të Casa Italias, mbeti vetë i bllokuar mes flakëve që kanë shkrumbuar gjithçka.

U prehsh në paqe HERO!
Arjan Sala, punonte punonjës sigurie në qendrën tregtare Casa Italia. Ai për të shpëtuar punonjësit e qendrës u fut mes zjarrit dhe u shpëtoi jetën 25 punonjësve duke mbetur vetë i bllokuar mes flakëve! Ai humbi jetën me një akt heroik duke na kujtuar se shpeshherë heronjtë më të mëdhenj janë ata afër e mes nesh!  I përjetshëm e i paharruar qoftë kujtimi tij! Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë miqve, shqiptarëve! Respekte dhe Mirënjohje!
Burimi:Joq/ internet