Shokët e mi Shqiptarë si edhe unë mbërrim pas nje fluturimi turbulent në ditën e ndeshjes në mëngjes në Portugali. Vendasit nuk arrinin ta kuptojnë arsyen përse ne kishim fluturu aq larg për të mbështet djemtë tanë kuq e zi, mbase ata ishin në at kohë një “super ekip”. Në mënyrë qesharake dëgjuam disa herë fjalët që më së pakti 5 gola do na japin. Se si shkoj ndeshja atë natë e kush kujt sa i dha, kët të gjithë mbështetsit e ngjyrave KUQ E ZI e dinë më së miri, bile aq pesh kishte aj gol nga Bekim Balaj që la tjetrin edhe pa punë! Me kët dua të them, detyra jonë si tifozë KUQ E ZI apo analsita është të besojmë edhe mbështesim shpirtnisht me një dërgesë energjie POZITIVE nga çdo shtëpi shqiptare për djemt KUQ E ZI. E vetmja kjo është detyra jonë që ne mundemi të bëjmë. Nga i vogël deri te aj ma i moshuari në shtëpi.
Forca SHQIPNI! 07.09.2014 @Besmirlimani
#alvaalbanianvaluesvleratshqiptare #forcashqipni #tifozakuqezi #besmirlimani