“Rrena” nga poeti lirik Ndre Mjeda

0
1579

Rrena

Mos thuej rrena kurr, o f’mi,
por gjithmonë duhet më ni.
Nji ndeshkim asht fort ma mirë,
Se rrencak ndokush me te thirrë.

Mos t´shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e msheh përmbrenda
S’vonon dita e gja s´e ndal,
E’ në fushë rrena ka me dalë.

Por veç marrja ka me t’mbetë
E kund besë nuk ke për t’gjetë.
Edhe t’drejtën n’kjoftë se e thue
Për rrencak kanë me t’kujtue.

Dom Ndre Mjeda Poet lirik, Gjuhëtar

Artikulli paraprakForca Shqipni! nga Besmir Limani
Artikulli tjetërNëntogere Ilirianë Bunjaku fiton çmimin “Shpatën Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare