HISTORIKE – Atletja Luiza Gega renditet e 13-ta në garën finale të 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike Tokio 2020

0
628

Atletja shqiptare Luiza Gega përfundoi garën në finalen e 3000m me pengesa në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me rezultatin 9:34:10. Ky rezultat e rendit Luizën në vendin e 13-të nga 15 atlete që arritën të përfundojnë garën. Kjo finale është historike në atletikën shqiptare në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Shumë përgëzime dhe suksese të mëtejshme Luiza Gega nga stafi ALVA-s!
Urime të gjithë shqiptarëve!