“Kombet mbahen nga vlerat dhe vlerat janë produkt i modeleve të njerëzve që sakrifikojnë për atdheun pa interes!” Ass. Dr. Përparim Kabo

0
624
Para disa javësh Presidenti Republikës z. Ilir Meta dekoroi me titullin e lartë “Nderi Kombit” zonjën Edi Luarasi. Një dekorim i merituar pa çka se disi i vonuar. Edi nuk ndodhej në ceremoni për shkak të gjëndjes shendetesore por i biri Eltoni qe prezent dhe tërhoqi dekoratën. Eltoni është nje piktor shumë i talentuar dhe specialist dizajni kompjuterik, një njeri me edukat shembullore. Edi Luarasi e nisi udhëtimin në art si këngëtare, të famshmet “Motrat Mirdita”, por regjisori Mihal Luarasi vuri te ajo talentin skenik dhe kështu ndodhi. Dashuria mes tyre krijoi një çift model artistësh të vertetë që artin e kishin jetë dhe jetën art dhe sakrifica për artin. “Njollat e Murme” tronditi sistemin, vepra paralajmëroi peshkun e kuq të akuariumit ku drita e fortë e trembte. I tillë qe njeriu ynë n’atë sistem. Edhe rolet në kinematografi ku Edi Luarasi krioji figura origjinale me një profil filmik tejet dinamik larg shabllonizmit dhe skemave të ngurta. Edi nderon vlerat më të shquara të Kombit Shqiptar. Atdheun-Familjen-Traditën-Kulturën-Popullin. Ajo si rrallë kush nuk u divorcua me të shoqin e burgosur rast ekstrem në Shqipëri dhe u detyrua ta ndahej me skenën. Punoi rrobaqepse, por si thotë Edi atje takoi njerëz shumë të mirë. U rikthye në skenë në hyrje të viteve 90-të me “Kthimi Damës Plakë” të vënë në skenë nga mjeshtri Gëzim Kame. Një lojë brilante ku arti skenik, dufi aktorial dhe energjia njerëzore, kishin rastin të mplekseshin në një rastësi sa artistike aq edhe njerëzore personale. Jam me fat me shumë shumë fat, që çiftin e kam patur miqt e mi më të afërt në 30 vitet e fundit, kam kujtime, foto, ngjarje dhe ceremoni familjare madje dhe intervistime. Edhe në librin tim më të ri “Antropologjia e Artit” kam pothuaj një kapitull të tërë për çiftin Luarasi.
Dekorata “Nderi Kombit” është nderuar vërtetë nga një grua fisnike si Edi Luarasi. “Kombet mbahen nga vlerat dhe vlerat janë produkt i modeleve të njerëzve që sakrifikojnë për atdheun pa interes!” 25 gusht 2021
Shkruan në adresën e tij në Facebook profesori i nderuar Ass. Dr. Përparim Kabo