Krenohem me vendin tim të shtrenjtë

0
237

Për trimin Aziz Kelmendi
këndohen, shumë këngë kreshnike,
Se shpirtin e fali në flamur e shqipe.

Atje ku shqipja shkruan emrin liri,
atje ku dielli rrezet ka shtri,
atij vendi i thonë Kosovë-Shqipëri,
ky është një emër dhe quhet shqiptari.

Aty ku ngjyrat kuq e zi përzihen,
gjaku e baroti në një vend zihen.
Krenohem me vendin tim të shtrenjtë
sepse atdheu im është i shenjtë.

Dhjetë herë e deshta Kosovën,
po aq herë e deshta Shqipërinë.
Kosova për prindërit më hiqte mërzinë,
ata më mësuan si ta dua lirinë.

O trim mbi trima, në Paraqin mos ra tërmeti
pse si prite prindërit nga gurbeti,
që të sillnin rrobat e krushkut të Dardanisë,
të krejt atdheut dhe mbarë shqiptarisë.

O Aziz, djalë më i miri, qëndro i qetë në trojet tona,
Se gjakun tënd të njomë ta ruajnë shqiponjat.

Poezi kushtuar dëshmorit Aziz Kelmendi nga Zeqirja Latifi  

Burimi:Internet & www.forumishqiptar.com