“Nanave Shqiptare” nga poeti Shaban Nokshiqi

0
809

 

“Nanave Shqiptare” vargje të shkëputura nga libri “Këngë malli dhe historie” me autor Shaban Nokshiqi i cili kërkon të kujtohet si emblemë krenarie e vendit të vet.

Kryefjala e tij është Atdheu, fjalët më të dashura të tij Nokshiq, Plavë dhe Guci ,fjala më e rëndë, tradhëtar, fjala më e ëmbël e tij nana Gjylë!

Qoftë edhe përmes këtyre, të dala lirshëm prej shpirtit të tij fisnik, pa qëllim tjetër, veçse të ndërtojë ura komunikimi si një 90-vjeçar  që e vlerëson mrekullueshëm jetën si një dhuratë e patjetërsueshme e Zotit, e cila duhet merituar!

Përshëndetje nanave të Shqipnisë
nga Uashingtoni i Amerikës
Si na i rrite nimdhet heronj të lirisë …

Për pa prit, për pa kujtue
U çel qielli, u zbukurue
Hana e dielli janë bashkue
Shqipja jonë tuj fluturue …

Ushtoi fusha, ushtoi mali
Nga qielli bjen Ismail Qemali
U dridh stadiumi, tërmet kish kanë
Isa Buletini asht çue në kamë
Dridh ja ka tokën aq ranë
Nimdhet heronj, heronj të gjallë
I kallxuen botës mbarë …
O ju nanat e Shqipnisë
Lindët prap heronj të lirisë
Me i dal zot Shqipnisë
Me mrojt flamurin e lirisë.