Dua Lipa fiton çmimin “Grammy” 2021 për albumin më të mirë pop “Future Nostalgia”

0
958

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore  Dua Lipa në ceremoninë e çmimeve “Grammy” 2021, ka fituar një nga gjashtë çmimet për të cilat ishte nominuar. Artistja fitoi çmimin për albumin më të mirë pop vokal “Future Nostalgia”. Në këtë kategori, Lipa kishte konkurrentë këngëtarët Justin Bieber, Lady Gaga, Harry Styles dhe Taylor Swift.

Albumi “Future Nostalgia” gjithashtu u nominua edhe për albumin e vitit. Ndërkohë këngëtarja performoi në skenë këngën “Don’t Start Now”, për të cilën gjithashtu u nominua për këngën e vitit edhe rekordin e vitit, gjatë ceremonisë.

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Në këtë edicion, Lipa ishte e nominuar në gjashtë kategori. Secila nga njëmbëdhjetë këngët e këtij albumi shpërndan një ndjenjë euforike që rritet nga tingujt e parezistueshëm. Sigurisht, albumi për suksesin e vet i ka borxh të madh së kaluarës nostalgjike e veshur me shkëlqimin e këngëve në disco dhe muzikës së viteve ’80.

“Future Nostalgia” për mua është e bota dhe më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra. Jam shumë falënderuese dhe e nderuar, sepse lumturinë e meritojmë të gjithë dhe është diçka për të cilën të gjithë kemi nevojë”, u shpreh Lipa.

Burimi:(R.G/Faxweb.al)/www.gazetaexpress.com/www.kallxo.com Antigona Isufi/